Berisha shfaqet sportiv në Malin e Dajtit – gëzon mes borës e lartësisë, shoqërinë e dy mbesave
Kryeministri Sali Berisha eshte filmuar sot nga nje kamera amatore ne malin e Dajtit, ku duket se terreni malor dhe bora e dendur nuk kane mundur të ndëpresin rrugëtimin e tij prej 2 oresh. Si admirues i klimes malore, kryeministri ka preferuar te pushoje sëbashku me familjen ne malin e Dajtit ne kete fundjave, dhe ku ne kete ecje sportive, ai ka qene i shoqeruar nga mbesat e veta, per te cilat edhe ne prononcimet publike ka shprehur gjithnje dobesi dhe admirim.
Pasioni i kryeministrit për ngjitjet ne lartesi tashme eshte nje fakt i njohur per kedo. Muaj te shkuar z Berisha arriti te ngjitet ne kembe ne krye te malit te dajtit, duke deshmuar se lartesia e ketij mali nuk eshte aspak sfide per te. Por jo vetem. Me pas z Berisha arriti një rekord të vogël edhe për ngjitjen e torrës më të lartë te murit kinez. Pasioni per malin nuk le pas as atë per notin. Ne gushtin e ketij viti, kryeministri theu nje tjeter rekord personal duke notuar ne Dhërmi. Kjo ishte nje ngjarje qe ne fakt rrembeu vemendjen e mediave dhe të opinionit publik. Edhe pse fotot janë nxjerrë nga xhirimet e një kamere amatore, ato nuk zbehin aspak vitalitetin e shefit te qeverise, per te tejkalur veshtiresite; jo vetëm në terrenin malor e me bore, por edhe ngërçet që shfaqen në panoramën e politikes....