Kryeministri Berisha shfaqet sportiv në Malin e Dajtit, gëzon mes borës e lartësisë, shoqërinë e dy mbesave
Kryeministri Sali Berisha është filmuar dje nga një kamera amatore në malin e Dajtit, ku duket se terreni malor dhe bora e dendur nuk kanë mundur të ndërpresin rrugëtimin e tij prej 2 orësh. Si admirues i klimës malore, kryeministri ka preferuar të pushojë së bashku me familjen në malin e Dajtit në këtë fundjavë, dhe ku në këtë ecje sportive, ai ka qenë i shoqëruar nga mbesat e veta, për të cilat edhe në prononcimet publike ka shprehur gjithnjë dobësi dhe admirim.Pasioni i kryeministrit për ngjitjet në lartësi tashmë është një fakt i njohur për kë do. Muaj të shkuar kreu i qeverisë Berisha arriti të ngjitet në këmbë në krye të malit të Dajtit, duke dëshmuar se lartësia e këtij mali nuk është aspak sfidë për të. Por jo vetëm. Me pas Berisha arriti një rekord të vogël edhe për ngjitjen e torrës më të lartë të murit kinez. Pasioni për malin nuk lë pas as atë për notin. Në gushtin e këtij viti, kryeministri theu një tjetër rekord personal duke notuar në Dhërmi. Kjo ishte një ngjarje që në fakt rrëmbeu vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik. Edhe pse fotot janë nxjerrë nga xhirimet e një kamere amatore, ato nuk zbehin aspak vitalitetin e shefit të qeverisë, për të tejkaluar vështirësitë; jo vetëm në terrenin malor e me borë, por edhe ngërçet që shfaqen në panoramën e politikes....