Portokalli i zhuritur – domethënia e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë
Ndryshe nga viti 2004, zgjedhjet presidenciale në Ukrahinë nuk kanë për të përcaktuar orientimin gjeopolitik të vendit. Kjo do të testojë demokracinë e re a mund ta stabilizojë demokracinë e re, a do t’i presë rrugën korrupsionit dhe a do të vazhdojnë lidhjet midis Rusisë dhe Perëndimit
Nga Lucan Way, profesor në Universitetin e Shkencave Politike në Toronto (Foreign Affairs)Më 2004, bota vëzhgoi se si u zhvillua Revolucioni i Portokallit në Ukrahinë, duke vënë përballë një opozitë të rebeluar properëndimore të kryesuar nga Viktor Yushchenko dhe Julia Tymoshenko, kundër një qeverie autokratike proruse, të përfaqësuar nga Viktor Yanukovych. Pas disa muajsh proteste, Yushchenko u bë president në janar 2005. Muajin e fundit, të tre u përballën me njëri-tjetrin gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Yushchenko humbi, ndërkohë që Yanukovych dhe Tymoshenko u afruan drejt majës, duke marrë 35% dhe 25% të votave respektivisht. Zgjedhjet mes të dyve do të mbarojnë më 7 shkurt për të përcaktuar presidentin tjetër të Ukrainës. Për të mirën dhe të keqen e të dyve këto zgjedhje shënojnë një thyerje të mprehtë që nga 2004: Ukraina tashmë është më pak e dominuar nga një zgjedhje midis Lindjes dhe Perëndimit, ende nën batakun e cinizmit të harlisur dhe frikës prej kaosit institucional dhe politik. Që nga 2004, Ukraina është përfshirë nga një demokraci funksionale. Ndërhyrja e hapur e qeverisë ndaj medias ka përfunduar tashmë dhe zgjedhjet janë shumë më tepër transparente. Raundi i parë i votimit tregoi mundësinë për të shfrytëzuar “burimet administrative”. Gjatë kohës së presidentit të mëparshëm Leonid Kuchma, i cili e mbajti këtë post nga viti 1994-2004, politikanët kërkonin mbështetje nga qeveria për të fituar përkrahjen e nevojshme, burimet organizative dhe vëmendjen e medias për një fushatë serioze. Raundi i kësaj here, me Ukrahinën në mes të një krize ekonomike, provoi se ishte më shumë një përgjegjësi sesa një vlerë. Yushchenko nuk ishte i aftë të përdorte zyrën e tij për të dhënë përkrahje – ai arriti në vendin e pestë vetëm me 5% të votave, padyshim mes performancave më të këqija në historinë e demokracisë. Tymoshenko si kryeministre ka qenë e përgjegjshme të menaxhonte ekonomiknë këto dy vitet e fundit, duke marrë mjaft mbështetje drejt avancimit në raundin e dytë, por më pak vota sesa ka marrë partia e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, kur ajo bënte pjesë në qeveri.Më 2004 u ofrua një zgjidhje midis Yanukovych, që kishte përkrahje nga Presidenti Rus, Vladimir Putin dhe Yushchenko, që mbronte fort integrimin e vendit në Perëndim. Kremlini siguroi mbështetje financiare për Yanukovych, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Evropës mbështetën opozitën duke bërë presion mbi regjimin Kuchma dhe duke dhënë ndihma financiare NGO.Duke qenë se ukrainasit kryesuan në zgjedhje, orientimi gjeopolitik i vendit, po ashtu si edhe fati i demokracisë duket se varet nga ekuilibrat. Ukrahina tashmë është më pak e dominuar nga një zgjidhje mes Lindjes dhe Perëndimit, por në batak me cinizmin e harlisur dhe frikën nga kaosi politik dhe institucional. Sot, ashtu si më 2004, kandidatët ndryshojnë në afrimin e tyre drejt Rusisë dhe Perëndimit. Tymoshenko është i afërt me Perëndimin më shumë sesa Yanukovych: Yulia Tymoshenko është anëtare e Partisë Europiane Popullore të qendrës së djathtë dhe mbështet anëtarësinim në BE për Ukrahinën. Ajo ka dhënë një mbështejte të madhe për anëtarësimin e vendit në NATO krahasuar me Yanukovych, duke apeluar një referendum për të vendosur mbi këtë çështje. Në konstrat me të, Yanukovych e kundërshton në mënyrë të hapur anëtarësimin në NATO dhe partia e tij është aleate me partinë e Vladimir Putinit.Por të dy palët janë shumë afër ashtu siç ndodhi 6 vjet më parë. Anëtarësimi i Ukrahinës në BE tashmë është e largët, gjithsesi. Ndërkaq, rezultatet parazgjedhore kanë treguar se një maxhorancë e fortë e ukrahinsave ka për ta kundërshtuar anëtarësimin e vendit në NATO dhe kundërshtarët francezë dhe gjermanë të Ukrahinës kanë vënë në tryezë çështjen për të ardhmen e parashikueshme. Më në fund, të dy kandidatët përkrahën lidhjet e forta me Rusinë – një pozicion i mbështetur nga maxhoranca. Ndryshe nga viti 2004, as Rusia as Perëndimi nuk janë në pozitë të përshtatshme. Edhe pse Putini ka treguar një përbuzje të hapur për Yushchenko, në mënyrë të përsëritur ka shprehur një vullnet për të punuar edhe me Yanukovych, edhe me Tymoshenkon. Më 2004, kur qeveria ruse nuk bëri asgjë për opozitën ruse, u përball me sulme kriminale në Rusi për disa ryshfete të përfolura. Megjithatë, në Jaltë nëntorin e vitit 2009, Putini u takua me Tymoshenko dhe ofroi koncesione të mëdha për gazin, duke sugjeruar që bashkëpunumi i tyre të çonte te një lidhje më “të qëndrueshme dhe më të fortë” mes dy vendeve. Në të njëjtën kohë, autoritetet Perëndimore patën marrë një pozitë neutrale në zgjedhje, si zyrtare edhe jozyrtare. Në fakt, Perëndimi ka një interes të madh te marrëdhëniet midis Ukrahinës dhe Rusisë, si një mënyrë për të siguruar një shpërndarje të qëndrueshme të gazit rus në Evropën Perëndimore.Mbase ndryshimi më i madh midis këtyre zgjedhjeve dhe atyre të mëparshme është të parit e këtij diskutimi si një betejë morale. Zgjedhësit e Ukrahinës duken se janë më cinikë për dy kandidatët kryesore sesa ishin më 2004. Një komentator në Ukrahinë ka përshkruar zgjedhjet si një zgjidhje midis “dhunës dhe vjedhjes”. Edhe pse opozita po fitoi pushtetin më 2004 me luftën kundër korrupsionit, Ukrahina ende mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë, në të njëjtin nivel me Kamerunin, Rusinë dhe Zimbabve. Si rrjedhim, pak votues kanë besim te ndryshimi. Të kombinuar, dy kandidatët kryesorë kanë më shumë se 50% të votave, krahasuar me pothuaj 80% në raundin e parë më 2004.Pavarësisht se kush fiton, për fat të keq, demokracia në Ukrahinë mund të marrë një goditje. Yanukovych, i cili gaboi më 2004, zor se mund të garantojë institucione demokratike në vend. Edhe pse Tymoshenko ka luftuar kundër parimit autoritar më 2004, ajo tashmë shfaqet e angazhuar në centralizimin e kontrollit në politikë. Ajo bën thirrje për të frenuar oligarkët, bankierët dhe politikanët e korruptuar dhe shton se do të ndjekë armiqtë e politikës sipas ligjit. Më e rëndësishmja, të dy kandidatët – në kundërshtrim me Yushchenko – kanë të drejta në kapacitetin potencial për mbikëqyrjen e legjislaturës. Partitë e forta janë të lidhura me demokracinë e fortë. Por në mungesë të forcave kundërvepruese – siç është ligji, shoqëria civile apo presioni i jashtëm për demokratizim – partitë e fuqishme dhe të bashkuara mund të përdoren për të monopolizuar institucionet shtetërore. Nëse Tymoshenko apo Yanukovych janë të aftë të formojnë maxhoranca parlamentare të bashkuara pasi të vijnë në fuqi, kanë për t’u pozicionuar për të sjellë në pushtet kryeministrin, të mbledhin sistemin gjyqësor dhe të politizojnë shtetin deri në një shkallë të padukshme nën Yushchenko, partia e të cilit ka qenë relativisht e dobët. Demokracia mund të vuajë më shumë nën pushtetin e Tymoshenkos, sepse partia e saj është e përqendruar tek kontrolli i saj personal. është thënë se Tymoshenko bashkoi figura si Joseph Stalin gjatë ardhjes së saj në pushtet, si dhe me aftësinë retorike dhe karizmën e Leon Trotsky. Kjo e shndërroi atë një aleat të fuqishëm të Revolucionit të Portokallit, por kjo është gjithashtu edhe një kërcënim potencial për demokracinë, nëse ajo fiton presidencën. Ndryshe nga ajo, partia e Yanukovych është një koalicion i shpërndarë prej interesave oligarkike, që mund të kufizojnë kontrollin mbi legjislaturën.Por ndonjë përpjekje për të monopolizuar kontrollin politik do të kufizohet së fundmi në klimën e polarizuar politike që ndan rajonet lindore dhe perëndimore të Ukrahinës.Yanukovych ka marrë më shumë përkrahje nga lindja, ndërkohë që Tymoshenko dhe Yushchenko i marrin votat më të shumta prej perëndimit dhe partive qendrore të vendit. Kushdo që të vijë në pushtet do të përballet me opozitën e fuqishme nga njëri rajon në tjetrin. Kjo do të thotë se edhe demokracisë së Ukrahinës po i humbet shkëlqimi, sistemi politik i vendit nuk do t’i përngjajë kurrë regjimeve autoritare si fqinjët në Bjellorusi apo në Rusi.Në të vërtetë, Ukrahina kërcënohet më pak nga autoritarizmi servil, sesa nga kaosi politik dhe institucional. Në Gjykatën e Lartë Administrative nuk ka pasur drejtues që nga dhjetori i kaluar, kur i mbaroi afati drejtuesit të mëparshëm. Në këtë pikë, dy gjykatësit - Olexander Pasenyuk, që ka lidhje të forta me Yushchenko dhe Mykola Syrosh, mbështetur nga Tymoshenko – po pretendojnë për post. Në janar u votua në legjislaturë ministri i brendshëm Yuri Lutsenko, një aleat i Tymoshenkos. Kjo e fundit rivlerësoi Lutsenkon si ministër i përkohshëm, një lëvizje kjo që nuk u lejua në gjykatë nga Partia Rajonale. Disfata të tilla janë të mundshme, duke qenë se raundi i dytë i votimit ka mundësi reale për t’u mbyllur. Yanukovych ishte në gjendje të fitonte një kryesim domethënës në raundin e parë, sepse i ashtuquajturi votë Portokalli është copëtuar midis Tymoshenkos, Yushchenkos dhe një numër i vogël kandidatësh në Ukrahinën perëndimore. Ata votues që nuk e përkrahën Tymoshenkon, ka gjasa që të mbështesin Yanukovych; çështja është se sa përkrahje do të marrë tani Tymoshenko apo mos vallë do të qëndrojë jashtë. Nuk ka rëndësi rezultati, këto zgjedhje presidenciale nuk mund të përshkruhen si një betejë midis forcave të mira dhe të këqija politike, ashtu siç ishte situata më 2004. mbi të gjitha, fati i demokracisë në Ukrahinë do të varet nga shmangia e anës tjetër – nëse do të jetë pro-ruse apo pro-perëndimore – nga fitimi i pushtetit. Përktheu: Rudina Dahri...