Medvedev, sfidat e një presidence
Ceremonia e "kurorëzimit" Presi
dent e kreut të ri të shtetit rus,
Dimitri A. Medvedev, në Hollin
e famshëm të Shën Andreas,
ishte një përzierje nostalgjie sovjetike,
simbolesh cariste dhe reflektimi të krenarisë
kombëtare ruse të rifituar gjatë tetë
viteve në pushtet të Vladimir Putinit, tashmë
ish-presidentit. Dje, përmes një parade
të jashtëzakonshme ushtarake dhe
triumfatore në Sheshin e Kuq, ky okazion
është festuar edhe njëherë me një
madhështi të paparë që nga vitet e Luftës
së Ftohtë, duke shpalosur para rusëve dhe
para botës arsenalin modern të armëve si
për t‘i bindur të gjithë se Rusia është rikthyer
në madhështinë e dikurshme.
Tashmë, 42-vjeçari Medvedev është
Presidenti i tretë i Rusisë postkomuniste
dhe sigurisht që do të shndërrohet shumë
shpejt në burimin e ri të spekulimeve për
Rusinë. Që nga koha që u bë publik si zëvendësi
i ardhshëm i Putinit ai ka shpalosur
për veten një portret interesant, por
shpesh jo shumë qartësisht të përcaktuar.
Në disa raste, gjatë fjalimeve ka theksuar
se ndryshimet e mëdha janë shumë
të nevojshme të tilla si lufta e ashpër ndaj
korrupsionit galopant në vend dhe reduktimit
të burokracisë. Në raste të tjera ai ka
këmbëngulur se do të jetë një ndjekës i
denjë i politikës 8-vjeçare të Putinit, i cili
ishte edhe mbështetësi i tij kryesor për
Presidencën. E ndërsa për të parë pozicionimin
e Presidentit të ri do të duhet pak
kohë, një gjë është shumë e qartë që marrja
e këtij pozicioni nga Medvedev është
një detyrë shumë më e vështirë nga sa
mendohet dhe sigurisht jo aq festive sa
ç‘ishte dita e betimit presidencial. Ndryshimet
në politika të ndryshme janë të
paevitueshme, edhe pse vendi gjatë
epokës së Putinit u shoqërua nga gjendja
e të sëmurit terminal që kishte gjatë
viteve të Jelcinit në pushtet, që ishin edhe
vitet e para pas shpërbërjes së gjigantit të
kalbur me emrin Bashkimi Sovjetik.
Medvedev do të përballet me një inflacion
gjithnjë e në rritje, një burokraci të
koracuar e të përmasave të jashtëzakonshme,
korrupsion, një sistem gjyqësor
shumë të dobët dhe një popullsi që po
plaket gjithnjë e më shumë për shkak të
numrit të vogël të lindjeve dhe që vuan
nga një sistem i degraduar i shëndetit
publik. Ekonomia nuk është shumë e zhvilluar
dhe e varur tërësisht te pasuritë
natyrore, ndërkohë që shumë sektorë të
rëndësishëm e jetikë të saj si bujqësia dhe
teknologjia e lartë janë të prapambetur.
Klika qeverisëse ruse e burokratëve, biznesmenëve
dhe ish-oficerëve të shërbimeve
sekrete është ndarë në grupe nga
luftërat e konfliktet e brendshme, çka i
bën marrëdhëniet e Presidentit me ta
edhe më të vështira. Medvedev do të përballet
shumë shpejt edhe me një situatë
të tensionuar në Kaukaz, në zonën përgjatë
kufirit juglindor të vendit, ku Gjeorgjia,
një ish-vend satelit i Kremlinit, ka
akuzuar Moskën për fillimin e aneksimit
të enklavës separatiste të Abkhazisë,
duke rrezikuar kështu shpërthimin e
luftës. Për më tepër, Medvedev, i cili
emëroi paraardhësin e tij, Putin si Kryeministër
të Rusisë, do të qeverisë përmes një
modeli të ri, i cili do t‘i verë në pikëpyetje
autoritetin e postit. Që para se të betohej
si President ka pasur lajme se Putini, në
pozitën e Kryeministrit të vendit kishte
ndërmend që të luante një rol shumë më
aktiv se paraardhësit e tij, duke qenë dukshëm
pjesëtar në vendimmarrje. Është
shumë interesant pozicionimi i ri i Putinit
dhe ndryshimet që ai pritet t‘i bëjë pozicionit
dytësor të postit kryeministerial. Ka
nga ata që parashikojnë edhe ditë me shi
mes dy liderëve, të cilët do të duhet të jenë
tepër të kujdesshëm e të qartë për të mos
shkaktuar përplasje të pakëndshme.
Edhe pse autoriteti i Putinit duket i padiskutueshëm
në vend, situatat mund të
ndryshojnë me fillimin e erës presidenciale
të Medvedev. Por deri tani këto janë
thjesht spekulime. Një gazetë ruse raportoi
në fillim të kësaj jave se Putin planifikon
që të shtojë numrin e zëvendëskryeministrave
të paktën me dy
persona të tjerë, duke krijuar kështu
vende pune për njerëzit besnikë të
shpurës së tij presidencial edhe duke institucionalizuar,
njëherazi nocionin e një
Kryeministri të fortë e të pushtetshëm që
kontrollon pjesën më të madhe të çështjeve
shtetërore. Një analist rus në një
think-tank amerikan nuk e sheh shumë
të qartë funksionimin e pushteteve pas
ndryshimeve të kësaj jave, porse një gjë
është e qartë që Medvedev nuk do të ketë
kurrë atë dorë të lirë në pushtet si
paraardhësi i tij. Madje, dikush bën pyetjen:
a do të ketë vallë Medvedev ndonjë
lloj pushteti, apo është vënë si një kukull
e Putinit? Edhe kur Putin erdhi në pushtet
në mesin e mandatit të dytë presidencial
të Jelcinit, një pjesë e analistëve mendoi
se ai do të ishte një kukull. Pavarësisht
gabimeve, askush nuk mund ta merrte
me mend në vitin e parë presidencial të
Putinit se ai do të ndërmerrte një politikë
që do ta rikthente Rusinë në kohët e saj të
mira, pavarësisht se janë bërë shumë gabime
dhe ka ende shumë për t‘u bërë në
vijim. Të ardhurat personale për shumë
rusë janë rritur ndjeshëm, trupat ruse dhe
arritën që të vënë nën kontroll situatën
separatiste në Çeçeni dhe Kremlin e ka
paguar deri më një dhe në kohën e duhur
borxhin e jashtëm që ia ka pasur Klubit të
Parisit. Vlera e aksioneve ruse ka kapur
qiellin. Qytetet kryesore të vendit hynë në
fazën e bumit të ndërtimeve dhe dyqanet
e marketet u mbushën me mallra nga më
të ndryshmet. Mënyra e jetesës e konsumatorëve
dhe pushimet e kaluara jashtë
shtetit u bënë të mundura për një
numër gjithnjë e më të madh njerëzish
dhe kjo për herë të parë në histori. Putin
ka luajtur bukur edhe në politikën e jashtme,
kryesisht ndaj Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, duke u afruar apo duke
u takuar me liderë në armiqësi me Uashingtonin
si Aleksandër Llukashenko të
Bjellorusisë, Hugo Çavez, të Venezuelës,
Islam A. Karimov të Uzbekistanit, apo
Mahmud Ahmadinexhad të Iranit. Ai ka
përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë mandatit se kishte qenë dhe ishte kundër
pushtimit dhe luftës në Irak, si dhe
kundër futjes së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në çështjet e brendshme të shteteve
ish-sovjetike. Pas kolapsit
ekonomik dhe gjithë problemeve të
mëdha e turpeve që shoqëruan qeverisjen
e ish-presidentit të ndjerë Jelcin, më në
fund në epokën e Putinit edhe krenaria
kombëtare, keqas e nëpërkëmbur u rivendos.
Shumë rusë e planifikojnë të ardhmen
e tyre në forma e mënyra të cilat as që
i kishin ëndërruar dhjetë vjet më parë.
Megjithatë, pavarësisht përparimeve,
kanë dalë në pah edhe probleme të reja,
probleme që Kremlini do të duhet t‘i
zgjidhë sa më shpejt. Presidenti i ri,
Medvedev, që në vend të xhudos së
preferuar nga Putini, preferon Yogan do të
përballet me çështje që hedhin hije e errësirë
në të ardhmen e Rusisë. Mes tyre më
i rëndësishmi është inflacioni, situatë e
rëndë e infrastrukturës publike dhe korrupsioni.
Gjatë vitit të parë në pushtet të
Putinit, çmimi i naftës ishte 20 deri 30 dollarë
për fuçi. Sot për të njëjtën sasi nafte
çmimi ka shkuar 120 e pritet të shkojë edhe
më shumë. Rusia është eksportuesi më i
madh i energjisë në botë dhe rritja e çmimit
të naftës është një nga faktorët që kanë
ndikuar në rritjen e saj ekonomike. Por kjo
rritje ka krijuar presione të reja. Kostoja e
jetesës është rritur, gjithashtu. Në krye të
listës janë çmimet e pasurive të patundshme
dhe çmimet e shërbimeve, ato të
karburantit dhe më pas ushqimeve. Inflacioni
ka kapur shifrën 13%, duke shkaktuar
pakënaqësinë te shumë rusë,
veçanërisht te pensionistët, të cilëve u
kujtohet inflacioni i vitit 1990. Shtresa e
mesme ndodhet gjithashtu nën presion.
Këtë muaj çmimet e karburanteve,
veçanërisht ato të benzinës, arritën 1 dollar
për litër, një çmim shumë i lartë për një
vend prodhues të karburantit dhe eksportues
për më tepër. Këto çmime janë të
larta edhe për vetë vendet perëndimore
ku të ardhurat e popullsisë janë shumë më
të mëdha se ato të rusëve. Disa zyrtarë
rusë kanë folur për mundësinë e forcimit
të monedhës vendase, rublës, si mjet për
qetësimin e ekonomisë. Një nga çështjet
që kërkon një zgjidhje të menjëhershme
është ulja e inflacionit dhe mënyra e vetme
për ta bërë këtë është rritja e vlerës së
Rublës. Medvedev ka shumë të ngjarë që
ta vërë në jetë një gjë të tillë. Zgjidhjet afatgjata
janë edhe më sfidueset. Prodhimi i
naftës ka nisur të bjerë dhe infrastruktura
ruse është shumë e vjetër dhe më së
shumti i përket epokës komuniste. Investimet
e mëdha do të krijojnë presione të
tjera inflacioniste. Përpjekjet për investim
të kapitalit kërcënohen që të minohen nga
korrupsioni, i cili është kaq i përhapur dhe
i përmasave kaq të mëdha sa ndikon dukshëm
në problemet që hasen në të gjithë
sektorët, duke filluar nga energjetika, te
ndërtimet e të tjerë. Për shembull për të
fituar një tender apo projekt, firma fitimtare
do të duhet të japë nën dorë rreth
50% të vlerës së projektit. Por asgjë e mirë
dhe e hajrit nuk mund të ndërtohet,
veçanërisht infrastruktura me një sasi
parash sa gjysma e asaj që do të duhej realisht
për një realizim të mirë të veprës.
Një nga problemet e tjera të mëdha është
edhe plakja e popullsisë dhe mosshtimi i
saj. Sistemi i shëndetit publik është jashtëzakonisht
problematik dhe nuk u jep
njerëzve mbështetjen e nevojshme në rast
nevoje. Veç kësaj, shkalla e lindjeve ka rënë
ndjeshëm dhe kjo ka ardhur çuditërisht
paralelisht me përmirësimin e kushteve
të jetesës. Dy vjet më parë Putin prezantoi
disa masa nxitëse për të shtuar popullsinë.
Në vitin 2007 pati një rritje të përqindjes
së lindjeve dhe ulje të vdekshmërisë,
megjithatë kjo ishte një tendencë
kalimtare, pasi problemet ende nuk janë
zgjidhur. Eshtë rritur shumë edhe numri i
vdekjeve nga SIDA, hepatiti C. Pa programe
gjithëpërfshirëse për të mbajtur nën kontroll
këto sëmundje, Rusia rrezikon një rënie
të ndjeshme të popullsisë. Sipas specialistëve,
Medvedevit i duhet të marrë disa
masa të rrepta njëherazi dhe t‘i çojë ato përpara
me shumë këmbëngulje, pasi përndryshe
krizat e mëdha që kanë përfshirë Rusinë
prej vitesh do të rikthehen sërish. Në disa
nga fjalimet e Medvedevit ka pasur shenja
se ai e sheh botën nga një tjetër këndvështrim
në krahasim me Putinin. Ai u ka bërë
ftesë ekspertëve të huaj që të japin mendimin
e tyre për të rritur efikasitetin e qeverisë
dhe atë të drejtimit të vendit. Disa perceptojnë
se Medevedev do të merret me
ndreqjen e gjërave që shkuan keq me Putinin.
Megjithatë disa nga objektivat që ai i ka
vënë vetes mund të jenë jashtë mundësive,
por për këtë do të flasë koha.