E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkon në Tropojë për inaugurimin e një rruge

Share

Kryeministri Sali Berisha pritet të jetë të premten paradite në zonën verilindore, në Tropojë, Has dhe në Kukës. Së fundmi ai ishte në vendlindjen e tij, në Tropojë në qershor të vitit 2009, ku nuk kishte shkelur prej 12 vitesh. Vizita e tij në atë kohë u shoqërua nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Forcat RENEA, ato të antiterrorist, dhjetëra agjentë të shërbimeve sekrete, të afërm të Berishës dhe të tropojanëve pranë tij u angazhuan për të ruajtur kryeministrin. Madje gjatë kohës që Berisha ishte në qytet, u ndërpre dhe sinjali i komunikimit celular nga frika e ndonjë atentati. Mitingu i Berishës në vitin 1997 ishte shoqëruar me incidente dhe ai i druhet hakmarrjes që shpërtheu më vonë në Tropojë dhe mori dhjetëra jetë.

Por të premten Berisha do shkojë vetëm në komunën Bytyç, ku do inaugurojë një rrugë që shkon drejt Hasit. Ai do inaugurojë një pjesë të rrugës dhe do shkojë në Has ku do inaugurojë një pjesë të rrugës që nis nga rikonstruksioni. Berisha nuk do shkojë në qytet, që ka mbetur i rrënuar si në fillim të viteve 90, nuk do flasë për projektet madhore si rruga e Valbonës apo rrugë të tjerë, kur vetë qyteti nuk ka një rrugë për të hyrë brenda. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Berisha i premtoi deputetit të Tropojës se do investojë dhe në drejtim të Alpeve.

Me dhjetëra rrugë janë hapur e nuk kanë shanse të mbyllen anekënd Shqipërisë, duke ua vështirësuar jetën shoferëve e makinave të tyre e duke shkatërruar edhe atë pak asfalt që kishte mbetur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›