E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis firmosja e peticionit kundër importit të plehrave

Share

Në kuadër të nismës për rrëzimin e ligjit të importit të plehrave dhe ndalimin e tij, por edhe propozimit për të ndaluar me ligj importin në 20 vitet e ardhshme, të rinjtë e Kuvendit Civil ishin në qytetin e Elbasanit ku qindra qytetarë ju bashkuan nismës duke i thënë jo importit të plehrave me firmosjen e peticionit, i cili do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës në datë 3 nëntor. Qytetarët e Elbasanit shprehën indinjatën e tyre për këtë ligj, i cili sipas tyre kthen këtë qytet në kosh plehrash.

Përfaqësues të Kuvendit Civil diskutuan këtë çështje me qytetarë dhe organizata civile, ku ndër të tjera i ka ftuar të jenë pjesëmarrës në tubimin kundër plehrave, i cili do të mbahet në datë 3 nëntor në Tiranë. Ky ishte qyteti i parë ku filloji ky peticion. Ditët në vijim kjo nisëm do të shtrihet në qytetet që pritet të keni ardhjet e para të plehrave të cilat kanë dy portet kryesore, në Durrës dhe në Vlorë por nisma do të shtrihet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë ku do të përfundoj më 3 nëntor me një tubim dhe deri në ndalimin e këtij ligji

Ne jemi të vendosur për ta çuar këtë çështje deri në zgjidhjen e këtij problemi madhor që i kanoset vendit tonë për shkak të këtij importit të plehrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›