E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shmang debatet për çështjen “Biberaj”, bojkoton Grupin e PD-së



Kryeministri Berisha ka ndryshuar axhendën e ditës së hënë, kur zakonisht në orën 13.00 mbledh Grupin Parlamentar të PD-së. Por dje ai në këtë orar është nisur drejt qytetit të Shkodrës, duke shmangur debatet në mbledhjen e grupit për kërkesën e Topallit për shkarkimin e Biberajt. Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodër, Berisha i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, t’i kërkojë falje Shkodrës për krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi barbar komunist. “Por unë sot shfrytëzoj këtë moment për t`i bërë thirrje zotit Edi Rama që ai t`i kërkojë të falur Shkodrës, sepse nuk pranon të dënojë krimet kundër njerëzimit që sistemi barbar komunist ka kryer në mbarë vendin në tërësi, por në Shkodër në veçanti. Zoti Rama, ato krime janë shekuj dhe mijëvjeçarë jetë dhe rini të këputura; ato krime janë tortura çnjerëzore të qindra e qindra qytetarëve të këtij qyteti. Z. Rama, ato krime janë arrestime, internime të qindra e mijëra grave dhe fëmijëve të këtij qyteti martir”, - është shprehur Berisha.

27 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›