Berisha shpallet "Qytetar nderi i Prizrenit"

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shpallur "Qytetar nderi i Prizrenit". Çmimi iu dha nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Në fjalën e tij, kryeminstri Berisha shprehu mirënjohjen për nderimin që iu bë. "Prizreni, ka meritën e madhe që pas Krujës të jetë kryeqyteti i dytë i kombit shqiptar. Luftrat dhe përpjekjet e Skënderbeut për lirinë e shqiptarëve u menduan se u shuan, por ato u shfaqën në Prizren me gjithë madhështinë e tyre", tha Berisha.
Sipas Berishës, në Prizren u themelua pavarësia e Shqipërisë dhe e Kosovës.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se do vihet në linjë hekurudhore Shqipëri-Kosovë.
Titullin qytetar nderi, kreu i qeverisë së Shqipërisë e ka marrë dhe nga komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës, gjatë vizitës së zhvilloi në qershor të vitit 2006.
Grupe vallëtarësh, të veshur me kostume popullore, nën tingujt e muzikës, kanë krijuar një atmosferë festive në oborrin e komunës së Prizrenit, ndërkohë që mijëra njerëz kanë mbushur rrugët nga qendra në perfieri të qytetit.
Në këtë vizitë, Berisha u shoqërua nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thacci dhe delegacioni qeveritar.