E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha shpenzoi për qëllime elektorale mbi 180 milionë dollarë”Nga TemaDeputeti socialist, Erion Braçe, tha se kryeministri, Sali Berisha, harxhoi për qëllime elektorale mbi 180 milionë dollarë. “Muaji korrik është muaji i babëzisë së tij! Në 6

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Berisha shpenzoi për qëllime elektorale mbi 180 milionë dollarë”Nga Tema

Deputeti socialist, Erion Braçe, tha se kryeministri, Sali Berisha, harxhoi për qëllime elektorale mbi 180 milionë dollarë.

“Muaji korrik është muaji i babëzisë së tij!

Në 6 muaj për qëllime elektorale, të blerjes së varfërisë, për shkak të saj, të blerjes së votës, të deformimit të vullnetit të zgjedhësve, të përfshirjes në buxhetin e fryrë të shpenzimeve partiake elektorale, të parave të krimit ekonomik, kontrabandës së korrupsionit, me urdhër, i hoqi buxhetit të shtetit:

92.5 milionë dollarë të ardhura nga TVSH dhe akciza, duke ia shtuar buxhetit të krimit, kontrabandës e korrupsionit, që financuan partinë e tij.

31.7 milionë dollarë si shpenzime të tepërta për personelin, paga e sigurime shoqërore, për 15090 militantë politikë, që u mbajtën me paratë e taksave tona.

6.3 milionë dollarë si shpenzime të tepërta për ndihmë ekonomike - kur kryeministri mburret që këtu vetëm varfëri nuk ka - me të cilat u mbajtën 25 000 militantë politikë, po përsëri me paratë e taksave tona.

50 milionë dollarë, si shpenzime të tepërta për të financuar vetëm hapjen e qindra kantiereve, në një skemë mashtruese elektorale që duhet të krijonte idenë e punës kudo, kur punë nuk ka e kantieret janë bllokuar, sapo votimi mbaroi.

Në total, Sali Berisha boshatisi buxhetin për qëllimet e tij elektorale, me 180.5 milionë dollarë!” - tha Braçe.

Zyrtari socialist tha se tashmë arka është bosh.

“Kjo nevojë elektorale e tij, ka bërë që deficiti në buxhet të arrijë në vetëm 6 muaj në 343 milionë dollarë, ose 122 % të planit ose 62 milionë dollarë më shumë se planifikimi!

Për të financuar këtë deficit, të shkaktuar nga nevoja e tij elektorale, Sali Berisha ka harxhuar thuajse të gjitha paratë e arkëtuara nga shitja e pronës shtetërore, pra 225.8 milionë dollarë, ose 210% të planit, ose 118 milion dollarë më shumë se planifikimi për të mbuluar deficitin e brendshëm.

Ka tejkaluar në 158.2 milionë dollarë, ose 700%, ose me 135.6 milionë dollarë financimin e deficitit të huaj. Ka tejkaluar në 189 milionë dollarë ose 304%, ose me 126.7 milionë dollarë planin e borxhit afatgjatë të qeverisë!

Kjo është gjendja e arkës sot dhe Sali Berisha ka përgjegjësinë t’ua tregojë shqiptarëve. Arka është bosh!

Pikërisht për këtë, Sali Berisha ka sot dy mundësi: të ndërpresë shpenzimet ose të vazhdojë të marrë borxh të shtrenjtë, këtë herë duke prekur depozitat e qytetarëve.

Pikërisht se është kështu, dy ditë më parë ndërpreu financimin e tenderëve deri në dhjetor, për 6 muaj të tjerë!

Arsyeja ligjore nuk ekziston! Vetëm boshatisja e buxhetit e detyron.

Sali Berisha tha dje se tenderët vjeshtukë nuk janë produktivë! Më lejoni t’u tregoj se Sali Berisha për të boshatisur buxhetin, për të hapur kantieret e tij elektorale, ka bërë tenderë në tetor, në nëntor, madje deri më 12 dhjetor të 2008!

Pikërisht për këto muaj, sipas faqes zyrtare të APP, Sali Berisha ka bërë 33 tenderë rrugës, me një vlerë të përgjithshme prej 153.1 milionë dollarë!

Kjo është e vërteta dhe prej saj Sali Berisha gënjeu!

Siç gënjeu dy ditë më parë dhe banorët e varfër të Ballagatit, në sy të së cilëve preu një tjetër shirit për një rrugë që koston 170.005.437 lekë, e për të cilën në faqen zyrtare të MPPTT janë çelur vetëm 1 milion lekë”, - u shpreh Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›