Rama thërret Asamblenë Kombëtare të PS. Kongresit i jashtëzakonshëm brenda gushtitNga TemaPartia Socialiste do të mbledhë të martën, më 28 korrik, Asamblenë Kombëtare të saj, ku pritet të merret një vendim për qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Një muaj pas
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama thërret Asamblenë Kombëtare të PS. Kongresit i jashtëzakonshëm brenda gushtitNga TemaPartia Socialiste do të mbledhë të martën, më 28 korrik, Asamblenë Kombëtare të saj, ku pritet të merret një vendim për qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Një muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit, socialistët do të diskutojnë në mbledhjen e së martës një rezolutë, e cila ka të bëjë me qëndrimin që kjo parti do të mbajë për zgjedhjet e 28 qershorit. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare pritet të përcaktohet edhe data e thirrjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PS, ku parashikohet të ketë edhe debat sa i përket çështjes së dorëheqjes së kryetarit Rama apo edhe ri-kandidimin e tij në postin e kryetarit të PS. Burime pranë PS thanë dje se Kongresi i jashtëzakonshëm pritet të mblidhet brenda muajit gusht. Sipas burimeve, në këtë Kongres do të analizohet procesi zgjedhor i 28 qershorit dhe rezultatet që Partia Socialiste mori nga ky proces. Në rezolutën që pritet të miratojë Asambleja Kombëtare në mbledhjen e së martës parashikohet pikërisht mosnjohja e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky qëndrim për mosnjohje të zgjedhjeve është bërë i ditur nga kryetari PS, Edi Rama, dhe mbështetësit e tij në këtë parti.
Kongresi i jashtëzakonshëm
Kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve pritet të ketë debate të forta sa i përket çështjes së dorëheqjes së Ramës apo ri-kandidimit të tij në postin e kryetarit të PS. Sidoqoftë, është vetë Rama që ka vendosur të ngutet për të zhvilluar mbledhjen e këtij forumi të lartë të socialistëve, duke krijuar kështu idenë e mos-tërheqjes së tij nga posti i kryetarit të PS apo më e shumta që pritet, dorëheqja e tij formale dhe ri-kandidimi në këtë post, pikërisht në Kongresin e jashtëzakonshëm. Kryetari i socialistëve duket se shpreson në mbështetjen e fortë të socialistëve të bazës, drejtuesve të kësaj partie në bazë, në ri-kandidimin dhe fitoren e tij në krye të PS. Për këtë arsye Rama ka organizuar një takim me drejtuesit vendorë socialistë, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS. Në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë sekretarët e këshillave socialistë të rretheve dhe kryetarët e PS në komuna dhe bashki. Takimi paraprak me përfaqësues socialist në rrethe, ku pritet të marrin pjesë rreth 400 prej tyre, do të ketë si qëllim konsultimin e kryetarit Rama për frymën paszgjedhore në bazën e Partisë Socialiste. Vendimi për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS është në kundërshtim me procedurën e ndjekur deri dje në PS, pasi është Kryesia e kësaj partie, e cila vendos për të thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Duket se kryetari i socialistëve kishte parashikuar përplasje me kundërshtarët e tij në forumin e lartë të PS, Kryesinë e kësaj partie, pasi shumë prej anëtarëve të këtij forumi kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës prej postit të kryetarit të PS, pas humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit. Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami etj., janë pozicionuar qartazi në mbështetje të kërkesës për dorëheqje të Ramës nga posti i kryetarit të PS, duke kërkuar respektimin e statutit të kësaj partie, i cili parashikon dorëheqjen e kryetarit të PS në rast të humbjes në zgjedhjet e përgjithshme.