E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu Rritja e cmimeve eshte abuzive

Rritja e çmimeve në tregjet shqiptare mund të jetë abuzive dhe e qëllimshme. Ish zëvëndës ministri i Financave, i pyetur për ndryshimet e fundit në tregjet e mallrave të konsumit të përdtishëm shpjegon se gjasat janë për spekullime. Sipas zotit Sherefedin Shehu nuk mundet që ndryshimet në bursat ndërkombëtare të reflektohen me këtë shpejtësi në tregjet vendase.

"Mendoj që më shumë ka një zhurmë dhe një keqinterpretim të situatës se sa realizëm. Përsa i përket zhurmës mendoj që është e qëllimshme për të krijuar një situatë të pasigurtë në treg. Por mendoj nga ana tjetër që një pjesë e këtyre mallrave kanë një rritje spekulative për faktin sepse rritja që po vërehet në tregjet ndërkombëtare, nuk mund të pasqyrohet kaq shpejt në tregun e brendshëm", thotë Sherefedin Shehu, ish ministër i Financave.

Për të ndaluar këto abuzime të mundshme ndaj konsumatorit është ende herët. Sistemi fiskal do ta vërtetojë nëse konsumatori po paguan më shumë, por kjo pjesë e paguar tepër do tu merret tregtarëve me anë të taksave. 

"Rritja e cmimeve nuk mund të ketë ndonjë komandë, ose një masë parandaluese përvec faktit që cmimet e rritura do të kenë dhe taksa të rritura që do të thotë që raportimi fiskal duhet të bëhet me këto cmime të rritura", tha Shehu. Për arsye të ndryshme në tregjet ndërkombëtare ka rritje të çmimeve të shumë mallrave. Ekspertët thonë se ndër efektet kryesore janë ato sezonale.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›