E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta arrin shifrën mbi 87 dollarë

Nafta bruto në SHBA u rrit për mbi 87 dollarë për fuçi, mbështetur nga rritja e optimizmit për ekonominë globale si dhe nga rënia surprizë e inventarit të naftës bruto në Shtetet e Bashkuara për javën e kaluar.

Nafta bruto amerikane u rrit 33 cent në 87.27 dollarë për fuçi. Ndërkohë nafta bruto Brent e Londrës u rrit 21 cent në 100.13 dollarë për fuçi. Hendeku mes dy bençmarkëve ka prekur një tjetër rekord historik të 12.86 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se optimizmi aktual në tregun e naftës mbështetet nga optimizmi për ekonominë i tregjeve të aksioneve dhe jo nga motive gjeopolitike si trazirat në Egjipt dhe Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›