Zgjedhjet e Tiranes ende pa nje afat
Kreu i deges se Partise Socialiste ne Tirane mbetet ende nje pozicion per te cilin nuk ka date zgjedhjesh. Ndonese Kongresi i 5 nentorit i mbylli punimet me sukses dhe puna per programin ka nisur procesi zgjedhor per degen e kryeqytetit nuk ka nisur ende. Madje per kete nuk ka ende nje date zyrtare e cila te sherbeje me pas per hapjen e fushates zgjedhore. Aktualisht dega drejtohet nga Saimir Tahiri si i komanduar por ambicien per te kandiduar e ka shprehur edhe deputeti Andis Harasani i cili ka kerkuar madje terheqje nga gara te Tahirit per shkak te konflikti te interesit. Duke pervijuar nje problem politik dhe nje mundesi ballafaqimi te forte duket se selia roze ka vendosur te shtyje per me tej procesin zgjedhor i cili mbetet i hapur edhe per faktin se oferta e bere nga Rama per Harasanin per te drejtuar nje prej grupeve te Punes eshte refuzuar.