Berluskoni propozon zgjidhje për krizën e eurozonës: BQE duhet të nisë të printojë euro

Silvio Berluskoni

Postimi
Ish-kryeminsitri, Silvio Berluskoni, sugjeron që Italia ti thotë ciao, euros nëse Banka Qendrore Evropiane nuk nis të printojë para për ti bërë ballë krizës së borxhit dhe se Gjermania duhet të dalë nga eurozona nëse nuk do të BQE të rimarr rolin e saj të fortë.
Kriza ekonomike nuk mund të zgjidhet, është shprehur Berluskoni duke i bërë thirrje Mario Montit që të ndryshojë vijën politike dhe të lobojë që liderët evropianë të mbështesin fushatën e printimit të parave nga BQE.
Nëse banka qendrore nuk bëhet huadhënëse, Italia duhet ti thotë ciao, ciao euros, thotë më tej Berluskoni. Por sipas atij Italia duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian. Idea ime e çmenduar është që Banka e Italisë duhet të printojë euro ose monedhën tonë. Ju ftoj ta shqyrtoni këtë propozim, ka shtuar ai pa specifikuar nëse e ka fjalën për rikthimin e lirës, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.
Manjati i medieve, është bërë lideri i fundit që ushtron presion mbi kancelaren gjermane, Angela Merkel. Megjithëse ai është larguar nga politika aktive, ka theksuar se do të rikthehet në detyrë nëse këtë ia kërkon partia. /F.S/