E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule letër Berishës dhe Ramës: Mbyllni reformat dhe zgjidhni presidentin

Stefan Fule

Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, në një moment të rëndësishëm para të cilit ndodhet Shqipëria, u ka dërguar një letër konfidenciale kryeministri dhe liderit të opozitës.

Fule në letër, thekson se dialogu dhe marrëveshja e nëntorit të kaluar mes maxhorancës dhe opozitës duhet të përmbyllet me miratimin e reformave në Kuvend si edhe me zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Dëshira e Brukselit ka qenë dhe mbetet zgjedhja sa më e shpejtë e Presidentit sipas germës dhe frymës së Kushtetutës. U takon partive politike shqiptare që të bëjnë të mundur që kjo situatë të kapërcehet, e të mos krijohen probleme shtesë. Ne do të dëshironim që zoti Sanino ta gjente Tiranën me kreun e ri të shtetit, në mënyrë që palët të angazhohen plotësisht në tryezë për të mbyllur reformën zgjedhore e gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet, shprehet komisioneri.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Stefano Sanino, pritet të mbërrijë në Tiranë më 7 qershor, tre ditë pas raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të ri. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›