Berisha shton dozen e akuzave ndaj Prokurorise se Pergjithshme

Kryeministri Sali Berisha gjate takimit me zv.presidenten e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan Shari Brajan dhe Drejtorin Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Benxhamin ka akuzuar Prokurorine e Pergjithshme per hetim jo profesional dhe jo te pavarur per ngjarjen e 21 janarit.
Ne njoftimin per mediat thuhet se Kryeministri shprehu shqetesimin qe mbas me shume se 1 muaj ky hetim nuk po perfshin te gjithe aktoret e 21 Janarit mbi te gjitha aktoret qe projektuan dhe organizuan tentativen per permbysjen anti- kushtetuese te organeve te zgjedhura me vote. Ai gjithashtu shprehu shqetesimin se nxjerrja e vazhdueshme ne media e dokumenteve te procesit hetimor po demton ne menyre te rende jo vetem profesionalizmin por dhe mundesine per nje hetim te plote e te paanshem- duke drejtuar akuzen nga prokuroria.
Kryeministri ka rritur dozen e akuzave me tej duke thene se mos penalizimi nga ana e Prokurorise i korrupsionit te qeverise socialiste apo te te zgjedhurve te saj vendor si dhe mbyllja e mbi 40 ceshtje te ngritura ndaj Kryetarit te Bashkise se Tiranes eshte nje politike penale e cila demton efikasitetin dhe besueshmerine e luftes ndaj korrupsionit.
Duke folur per zgjedhjet e 8 majit Berisha pasi ka vene ne dijeni znj. Brajan me ftesen qe qeveria shqiptare i ka bere organizatave nderkombetare per dergimin e sa me shume vezhgueseve per monitorimin e ketyre zgjedhjeve.