Mosrespektimi i afatit, digjet koalicioni dhe kandidatët
07/03/2011 Nesër data e fundit për regjistrimin e PS dhe PBDNJ
Nesër është data e fundit që KQZ-ja pret partitë politike opozitare PS-në dhe PBDNJ-në, të sjellin kërkesën e tyre për tu regjistruar pranë këtij komisioni për zgjedhjet vendore të 8 majit. Kur themi se data 8 mars është data e fundit e regjistrimit të partive, ka shumë rëndësi se menjëherë pas kësaj vjen një afat tjetër kohor. Cili është afati tjetër? Më datën 23 mars është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve politike që do të hynë në zgjedhje. Mirëpo 8 marsi është një datë shumë e rëndësishme, pasi po nuk u pa se cilat parti janë regjistruar, KQZ-ja nuk mund të bëjë regjistrimin e koalicioneve garuese në zgjedhjet vendore për bashkitë dhe komunat. Dhe pas datës 23 mars ka dhe një afat tjetër të fundit, që është data 28 mars, që është dhe afati i fundit i paraqitjes së kërkesave për regjistrimin e kandidatëve të subjekteve politike për bashki dhe komuna. Dhe po nuk u regjistruan partitë, nuk mund të regjistrohen dot kandidatët. Po nuk u regjistrua partia, nuk regjistrohet dot koalicioni. Dhe kjo këqyrje do kohën e saj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo nënkupton që afati ligjor i përcaktuar në Kodin Zgjedhor është i padiskutueshëm dhe të gjitha institucionet që po kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor shprehen të vendosura se do të respektohet patjetër data e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Thirrje për pjesëmarrje
Kreu i KQZ-s, Arben Ristani, në mbledhjen e fundit të së premtes u bëri thirrje partive parlamentare opozitare, PS-së dhe PBDNJ-së, që të zbatojnë afatet e përcaktuara. “Unë shpresoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm se ligji duhet zbatuar, sepse në të kundërt sigurisht do të përballen me pasojat ligjore”, - tha Ristani. Klement Zguri, një nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka cilësuar vendimet e fundit të KQZ-së të bazuara vetëm në ligj. Por ai nënvizoi faktin se është opozita ajo që spo zbaton kuadrin ligjor. Ai bëri me dije se KQZ-ja tejkaloi afatet për të mos penguar procesin, por disa forca politike vazhdojnë të krijojnë probleme. “Partitë politike duhet të regjistrohen në KQZ”, - tha Zguri.
Kristaq Kume
“Mosrespektimi i këtij afati do të thotë, as më shumë e as më pak, por një vendimmarrje politike e subjektit përkatës për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor. Një qëndrim i tillë, me sa duket, të lë një përshtypje se kjo sështë asgjë më shumë se pjesë e lojës politike të opozitës, që do të thotë se ndoshta mund të ndodhë njëfarë strategjie, e cila, e thënë thjeshtë, është zvarritje e procesit deri në nivelin sa mund të procedohet me alibinë për produktin që do të realizohet. Në fitofsh, asgjë nuk ka pse të diskutohet. Në mos fitofsh, e ke gati alibinë e ngritur për të kontestuar zgjedhjet”, - u shpreh ish-kryetari i KQZ-së.
Njazi Kosovrasti
Nuk është puna se KQZ-ja nuk dëshiron ta shtyjë afatin. KQZ-ja nuk ka mundësi ta bëjë, pasi, sa më shumë kalojnë ditët, afatet ngushtohen. Procesi futet në fazën përfundimtare të tij dhe KQZ-ja nuk ka hapësirë të bëjë shtyrjen, pavarësisht dëshirës që mund të ketë. Duhen respektuar medoemos afatet ligjore sipas Kodit Zgjedhor, në të kundërt, kush nuk i respekton, është në vlerësimin e tij, nuk merr pjesë në zgjedhje. Çfarëdo që të mendojë KQZ-ja, sido që të veprojë ajo, unë jam një zë, përfaqësues i PD-së në këtë komision, dhe unë nuk do të kërkoj e nuk do të lejoj, për aq sa më shkon fjala, që të shtyhet ky afat”, - shprehet përfaqësuesi i PD-së pranë KQZ-së.
Subashi kërkon rikompozim të KQZ-së
Pavarësisht thirrjeve për të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ-së, përfaqësuesit e opozitës në këtë komision nuk janë paraqitur që në mbledhjen e 5 janarit, ku u miratua buxheti i pagave vjetore të këtij institucioni. Në lidhje me bojkotin e tyre, në një dalje publike të pak ditëve më parë, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka shpjeguar arsyet e kësaj mungueseje të tejzgjatur në vendimmarrjet e KQZ-së. “I qëndrojmë kërkesës sonë të bërë publike kohë më parë për rikompozim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një veprim i tillë do të sillte zhbllokimin e punës së KQZ-së”, - u shpreh nënkryetarja e KQZ-së Subashi. Deklarata e saj është në mbështetje të deklaratave të PS-së në lidhje me këtë çështje, e cila ka kërkuar të njëjtën gjë si Subashi, pra shkrirjen e Komisionit, që aktualisht drejtohet nga Ristani.
Nesër nisin punën KZAZ-të në gjithë vendin
Konstituohen 66 KZAZ-të që i përkisnin opozitës
Të 66 komisionerët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve që u përkisnin partive opozitare parlamentare janë konstituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në njoftim e bërë pasditen e djeshme nga zyra e shtypit e këtij institucioni mësohet se “janë konstituar të 66 KZAZ-të”. Tashmë KQZ-ja i ka përzgjedhur anëtarët dhe sekretarët e komisioneve të nivelit të dytë nga shoqëria civile, avokatë e mësues. KQZ-ja njoftoi se ka përfunduar procesin e emërimit të komisionerëve të 66 KZAZ-ve që duhej të propozoheshin nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por nuk u plotësuan nga këto të fundit brenda afatit ligjor. Vendimi i mbledhjes të së mërkurës për plotësimin e vendeve vakante në 66 KZAZ-të u miratua vetëm me votat e përfaqësuesve të mazhorancës, me 4 vota “pro”, pasi tre anëtarët e opozitës në KQZ sërish nuk ishin të pranishëm në mbledhje. “Do të emërojmë pranë të gjitha KZAZ-ve me numër tek, nga 1-shi te 66-ta. Këta persona do të jenë sekretarë të KZAZ-ve. Një veçanti e kësaj përzgjedhjeje është se në këta emra do të ketë edhe juristë”, - u shpreh të mërkurën Arben Ristani. Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve do të fillojnë nga puna që nesër, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës. Kështu, KQZ-ja përzgjodhi nga 127 të interesuarit e papolitizuar 33 juristë si sekretarë dhe 33 qytetarë të tjerë me arsim të lartë si anëtarë të katërt të kësaj strukture, një numër ky i mjaftueshëm për të plotësuar kuorumin e nevojshëm për të nisur nga puna komisionet zgjedhore të nivelit të dytë. Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së deklaroi se “kandidatët e pavarur kanë afat deri më 8 mars për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe bëri thirrje për të filluar urgjentisht puna në KZAZ.