PD, mbledhja e kryesisë për kandidaturat pas 20 marsit
07/03/2011 LSI merr dhe Lezhën, pritet firmosja e marrëveshjes me PDIU-në
Pas 20 marsit, disa ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, kryesia “e madhe” e Partisë Demokratike do të vendosë në mënyrë përfundimtare për të gjitha kandidaturat e mbledhura nga rrethet. Ajo do të vendosë për kandidaturat e të gjitha njësive vendore që kryesitë lokale i kanë propozuar, afati përfundimtar i së cilës, sipas deklaratës së disa ditëve më parë të kryetarit të PD-së, kryeministrit Sali Berisha, është 10 marsi. Duke qenë se kryesitë e rretheve do të paraqesin më shumë se një kandidaturë, pasi po japin pëlqimin për të gjithë kandidatët që ata mendojnë se janë të aftë të përballen në garën e ardhshme, fjala e fundit do ti takojë pikërisht kryesisë kryesore. Ndërsa PD-ja ndodhet në procesin e konkretizimit të marrëveshjeve me aleatët e saj për përcaktimin e kandidatëve më të mirë për sigurimin e fitores, deputetët e saj po ndjekin nga afër mbledhjet e kryesive në degët.
Negociatat
Kriteri mbi të cilin do të mbështetet PD-ja për të ndarë me aleatët bashkitë dhe komunat do të jetë numri i votave në zgjedhjet e fundit lokale, ato të shkurtit të 2007-s, kriter i cili do të përcaktojë numrin e zonave që secila parti do të mund të përfaqësohet me kandidatët e vet. Gjithashtu edhe mbështetja që siguron një forcë politike aleate në ato zonat ku e majta socialiste ka mbështetje të konsiderueshme është një tjetër kriter. Ndërsa sipas kriterit të parë numrin më të madh të zonave mendohet ta marrë LSI-ja, e ndjekur nga PR-ja e më tej nga Aleanca Demokratike e Cekës dhe PAA-ja e Xhuvelit. Sa i takon kriterit të dytë, duket se marrëveshja do të konkretizohet mes PD-së dhe PDIU-së së çamëve në ato bashki ku ky komunitet është në numër të konsiderueshëm, konkretisht në bashkinë e Fierit dhe të Vlorës. Megjithate për Vlorën duket se PD do të garojë me kandidatin Kollozi. Ndonëse shumë prej emrave që do të kandidojnë për secilën bashki janë publikuar pak nga pak, partia më e madhe e mazhorancës ndodhet ende në proces negocimi, konkretizimi i së cilës pritet të realizohet këtë javë në mënyrë përfundimtare.
Kandidaturat
Negociatat e deritanishme kanë konkretizuar emrat e kandidatëve për disa nga bashkitë kryesore të vendit, ndërsa për shumë të tjera mendohet të rikandidojnë krerët aktualë të tyre. Në këtë mënyrë, mazhoranca do të përfaqësohet me kandidatët e PD-së në bashkinë e Tiranës dhe tëDurrësit, respektivisht me Lulzim Bashën dhe Ferdinand Xhaferrin, dhe me ata të LSI-së në bashkinë e Elbasanit me Durim Hushin e në Lezhë me kreun aktual të bashkisë, kreun e LSI-së në këtë bashki, Viktor Tushën. Burime nga LSI-ja flasin për pretendimet e kësaj partie për tu përfaqësuar me kandidatët e tyre në Berat, Çorovodë dhe në bashkinë e Gjirokastrës. Në këtë të fundit kandidati më i përfolur është një ndër prurjet më të reja të LSI-së, dikur deputet i PS-së, nënkryetari aktual i Kuvendit Vangjel Tavo. Në kryeqytet kjo forcë politike mendohet të marrë përfaqësimin e tri minibashkive. Sa u takon kandidaturave aktuale, mësohet se PD-ja do të rikandidojë në Dibër Ilir Krosin, në Shkodër Lorenc Lukën, në Sarandë Edmond Gjokën dhe në Korçë Andrea Manen.
Aleanca me çamët
PDIU e fortë në Vlorë dhe në qarkun e Fierit
PDIU-ja, në aleancë prej më shumë se një vit me Partinë Demokratike, do të jetë pjesë e marrëveshjeve elektorale për zgjedhjet e radhës vendore. Partia e çamëve ka një peshë të konsiderueshme në koalicionin qeverisës me përfaqësimin e saj me dy deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, pas LSI-së dhe para republikanëve të Mediut, e cila ka vetëm një përfaqësues në legjislativ, por disa në pushtetin ekzekutiv. Burime nga dy kampet deklarojnë për “Zonën e lirë” se mendohet që PD-ja tu japë pikërisht në ato zona ku kjo parti e ka të humbur betejën elektorale, edhe nëse i bashkon votat me LSI-së. Konkretisht bëhet fjalë për ato njësi vendore ku komuniteti çam ka një peshë specifike, aty ku deri më sot ka fituar e majta opozitare. Këto dy bashki janë ajo e Vlorës, nga kanë dalë dy deputetët e PDIU-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, si dhe bashkia e Fierit. Dihet se në këto dy bashki komuniteti çam ka një shtrirje të konsiderueshme të popullsisë, mbështetjen e të cilëve më mirë se PD-ja dhe LSI-ja mund ta sigurojë vetëm partia e Idrizit. Listën e pretendimeve për përfaqësimin e saj në emër të koalicionit të djathtë me kandidatët e saj e ka përpiluar edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut. Kjo forcë politike pretendimet e saj i ka shtrirë më shumë në komuna dhe vetëm në pak bashki, në atë të Librazhdit, të Vlorës dhe të Kukësit. Sa u takon komunave, republikanët synojnë Bërdicën dhe Gurin e Zi në Shkodër, dy-tri komuna në Korçë dhe dy komuna në Elbasan, pa përcaktuar cilën, nga një komunë në Vlorë, Kukës e Sarandë dhe ato njësi që aktualisht kryesohen nga PR-ja.
Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore
Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Përcaktimin ligjor e bën Kodit Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë në nenin 77 të tij. Referuar datës së dekretuar të zgjedhjeve lokale, 8 maj, sipas llogarisë matematikore, zyrtarisht fushata nis më datën 8 prill dhe përfundon në orën 24:00 të ditës së premte, datë 6 maj. Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit, përbëjnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medies, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Pretendimet e PR-së
Bërdicë, qarku Shkodër
Guri i Zi, qarku Shkodër
Picar, qarku Gjirokastër
Kros, qarku Kurvelesh
Bashkinë e Librazhdit
Dy deri tri komuna në Korçë
Dy komuna në Elbasan
Një komunë plus një bashki në qarkun e Vlorës
Bashkia e Sarandës plus një komunë
Bashkinë e Kukësit plus një komunë
Njësitë vendore ekzistuese
Kandidatë për bashkitë
Partia Demokratike
Tiranë - Lulzim Basha
Durrës - Ferdinand Xhaferi
Shkodër - Lorenc Luka
Dibër - Ilir Krosi
Sarandë - Edmond Gjoka
Korçë - Andrea Mane
Lëvizja Socialiste për Integrim
Elbasan - Durim Hushi
Lezhë - Viktor Tushaj
Në pikëpyetje
Bashkia Berat
Bashkia Çorovodë
Bashkia Gjirokastër
PDIU e Shpëtim Idrizit
Bashkia Vlorë
Bashkia Fier
Dorëheqje e Bashës dh Xhaferrit
Kandidimi në lokale ndryshon qeverinë
Kandidimi i ministrit të Brendshëm Lulzim Basha për Tiranës dhe ministrit të Kulturës Ferdinand Xhaferri për Durrësit detyrimisht do të sjellë ndryshime si në përbërjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ashtu dhe në kabinetin qeveritar, kjo pasi dy ministrat, njëkohësisht zgjedhur si deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009-s, kanë detyrimin ligjor që të dorëhiqen nga këto poste. Në këtë mënyrë menjëherë pas kandidimit të tyre për zgjedhjet vendore Partia Demokratike do të nisë paralelisht procedurën për zëvendësimin e tyre si deputetë, ku mandatin në pushtetin legjislativ për pjesën e menduar të katërvjeçarit do ta gëzojë deputeti i radhës në listë për secilin qark. Ndërkohë që PD-ja duhet të bëjë edhe zgjedhjen tjetër, atë për dy anëtarët e rinj të kabinetit “Berisha”, ku sipas përbërjes së koalicionit qeverisës burimet nga PD-ja saktësojnë se njëra prej dy ministrive do ti lihet PDIU-së së Idrizit. Ndërkohë për postin tjetër ministror zgjedhja do të bëhet brenda radhëve të PD-së. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha është anëtar i kabinetit qeveritar “Berisha” qysh pas zgjedhjeve të 2005-s, mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike. Ai mbajti fillimisht postin e ministrit të Transporteve, të ndjekur nga pas me atë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe aktualisht atë të ministrit të Brendshëm, dekretuar në shtator të 2009-s. Ndërsa Ferdinand Xhaferri është propozuar në postin e ministrit të Kulturës këtë mandat nga kryeministri Berisha dhe i dekretuar nga presidenti i Republikës.