E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha, si ne Gerdec, mendon per te pasurit"

Anetari i kryesise se Partise Socialiste Ben Blushi ka zhvilluar nje takim me banoret e fshatit Barc te Korces, teksa ka prezantuar programin e ri qeverises se Partise Socialiste. Blushi ne kete takim ka vene theksin ne ngritjen e nje ministrie te vecante per fshatin duke u shprehur se dokumenti themelor qeverises i Partise Socialiste eshte nje instrument i cili do te ndryshoje te ardhmen e vendit. Blushi gjate fjales se tij ka sulmuar dhe qeverisjen aktuale ne premtime te pambajtura, por edhe per qeverisjen per interesat e nje grupi te ngushte njerezish, jo per te gjithe shqiptaret. Sipas tij, qeveria e Sali Berishes i ka lejuar prodhimet qe vinin nga jashte qe te minojne dhe rrenojne tregun shqiptar. "Kjo qeveri nuk ka menduar asnje dite per te varfrit, per fermerin, per ata qe kane nevoje, por ashtu si ne Gerdec ka menduar vetem per ata qe duhet te pasurohen duke vjedhur taksat dhe duke vrare shpresen e shqiptarit. Vota per Berishen eshte nje bote per 4 vite te tjera Gerdec. Vota per Sali Berishen me 28 qershor eshte nje vote kunder nesh, kunder familjeve tona, kunder femijeve tane, kunder Shqiperise", u shpreh Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›