"Zgjedhjet, asambleja e OSBE kompetenti per vleresimin"
Kryeministri Berisha ka marre mbeshtetjen e presidentit te Asamblese Parlamentare te OSBE, Soares per kandidaturen e Shqiperise per presidencen e radhes se OSBE ne vitin 2012. Berisha e garantoi Presidentin Soares se qeveria shqiptare po ben cdo perpjekje per te realizuar zgjedhjet me te mira dhe me transparente te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi, ne perputhje te plote me standardet nderkombetare te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. qeveria shqiptare ka ndertuar infrastrukturen me moderne dhe me te sigurt te lidhur me procesin zgjedhor, si regjistrin elektronik te shtetasve dhe po i pajis qytetaret shqiptare me dokumente identifikimi biometrike, nga me te sigurtat ne Evrope. Kryeministri Berisha i kerkoi Presidentit Soares, qe sa me shume vezhgues nderkombetare dhe anetare te Asamblese Parlamentare te OSBE-se te vijne ne Shqiperi per te vezhguar procesin e ardhshem zgjedhor. Sipas njoftimit te qeverise, Soares u shpreh se eshte njohur me dokumentet e reja te identifikimit te shqiptareve, te cilat jane vertete te shkelqyera. Duke i premtuar Kryeministrit Berisha se do te beje cdo perpjekje, per te derguar sa me shume vezhgues, Soares theksoi se eshte Asambleja parlamentare e OSBE-se organi kompetent, i cili do te beje vleresimin perfundimtar te zgjedhjeve.