Lluci iken nga PBDNJ, dorehiqet nga kryesia
Vendimi per daljen nga koalicioni qeveritar dhe kalimi ne koalicionin e majte ne keto zgjedhje ka patur krisjet e veta edhe ne Sarande e Delvine. Deklarimi majtas i kryetarit te PBDNJ, Vangjel Dule, ka ngjallur reagime te kunderta ne disa nga personazhet e njohur te kesaj partie ne Sarande, Delvine e Gjirokaster. Nje prej tyre eshte kryetari i komunes se Finiqit, Ziso Lluci, i cili ka deklaruar doreheqjen nga kryesia dhe nga organet e tjera te PBDNJ. Sipas tij, me bekimin e Vangjel Dules kane mbizoteruar veprimet antidemokratike dhe apatia ne baze, si dhe shkeputja e plote e udheheqjes dhe e deputeteve nga elektorati i minoritetit etnik grek ne rrethet e jugut. Per kete ai thote se "jap doreheqjen time te parevokueshme nga kryesia dhe nga te gjitha organet e PBDNJ". Si ish-deputet dhe si kryetar komune, i pavarur nga klanet dhe nga oborri i partise apo i kryetarit, Lluci thote se eshte i detyruar te mbeshtes vizionin e percaktuar ne krijimin e "Omonia"-s, ku minoriteti duhet te jete i bashkuar ne nje organizem te vetem, te drejtperdrejte e me objektiva ne interes te tij. "Pazaret politike me cdo parti qe behen nga ana juaj ne Tirane, jane te pastudjuara mire dhe te pambeshtetura nga teresia e bashkekombesve", nenvizoi Lluci, Dulen, duke mohuar kalimin ne ndonje parti tjeter.
B.Bejko
B.Bejko