PR: "E djathta duhet te fitoje dhe nje mandat te dyte"
Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo se per zhvillimin e vendit do te ishte e domosdoshme qe mazhoranca aktuale te votohej edhe per nje mandat te dyte qeverises. Kete deklarate republikani Godo e beri gjate mbajtjes se Asamblese Kombetare te PR-se, ku moren pjese perfaqesuesit me te larte te kesaj force politike. "Nje nderprerje e qeverisjes se djathte, do te thote nderprerje e punes se nisur nga mandati i pare. Sot ka ardhur dita qe te krijojme nje te ardhme me te mire per femijet tane, dhe kete padyshim qe mund ta bejme duke votuar per nje te djathte te bashkuar dhe solide", deklaroi Sabri Godo. Kryetari i PR-se, Fatmir Mediu deklaroi gjate fjales se tij se fitorja ne zgjedhjet e qershorit per mazhorancen do te thoshte vazhdimi i reformave dhe integrimi i metejshem te vendit. Sipas Mediut, ne rast te nje mandati te dyte Partia Republikane do te vazhdoje te jete edhe mbrojtesja me e madhe e interesave te ish-pronareve, duke kembengulur per perfundimin e ketij procesi delikat dhe shume te rendesishem per zhvillimin e vendit.