E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, socialisteve: Ju dua me shume se Rama

Kryeministri Berisha ftoi dje socialistet e jugut dhe te veriut te Shqiperise te mbeshtesnin Partin Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjate takimeve te djeshme ne Mallakaster, ne Vaun e Dejes dhe Puke kryeministri vleresoi se socialistet sot gjenden me prane PD-se sesa kryetarit te PS-se, Edi Rama. Sipas Berishes, Rama i tradhtoi ata duke mos u bere pjese e listes se kandidateve dhe duke mbeshtetur 99-shat. Sipas Berishes, ideali i tyre tashme mbeshtet vetem tek lejet e ndertimit dhe jo tek permiresimi i jetes se qytetareve.

Mallakastra

Kryeministri Berisha gjate takimeve ne komunen Cakran dhe ne Ballsh i ftoi edhe simpatizantet e Partise Socialiste qe te votonin per Partine Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme. Sipas Berishes, socialiste ne te gjithe vendin ndihen me afer PD-se se sa kryetarit te PS-se, Edi Rama. Kryeministri e argumentoi kete me faktin se Rama nuk pranoi te futej ne listen e kandidaturave per deputet dhe per pasoj nuk pranoi te udhehiqte socialistet ne te gjithe vendin. Po keshtu Berisha deklaroi se Rama i ka zevendesuar socialistet me njerez te afert te tij ne aferat korruptive dhe me ata qe Berisha i quajti 99-sha. "Socialisteve te Mallakastres dhe te mbare Shqiperise me zemer te hapur ju them qe ju jeni dhjetera here me afer me Sali Berishen, se sa me Edi Ramen, per te cilin ju jeni thjesht jeni numra pa vlere", beri thirrje kryeministri gjate takimeve ne Mallakaster. Sipas tij, 99-shat nuk kane asnje ideal dhe per ta i vetmi ideal eshte ai i lejeve te ndertimit.

Vau i Dejes dhe Puka

Ne takimin qe kryeministri Berisha zhvilloi dje me banoret e Vaut te Dejes theksoi pavaresisht bindjeve partiake te gjithsecilit interesi i tyre me i mire ishte te votonin per Partin Demokratike. "Me Partine Demokratike dhe Sali Berishen ju bashkon se pari endrra juaj evropiane, si projekti me i bukur dhe me madheshtor per te gjithe shqiptaret dhe femijet e tyre, me Sali Berishen ju bashkon perpjekja e tij e madhe dhe dashuria e tij per kete vend", theksoi Berisha. Sipas tij, socialistet me Ramen i ndan celesi i bashkise ne gjoksin e Goran Bregovicit, iniciuesit te masakrave te serbeve mbi kosovaret. Kryeministri Berisha u beri edhe nje thirrje qytetareve pa pasaporta qe te aplikonin sa me shpejt te ishte e mundur per kartat e identitetit, pasi ato i sherbenin per shume funksione pervec votimit ne 28 qershor. Nga Puka kryeministri Berisha deklaroi se ne mandatin e tij te dyte do t'i shpallej lufte me tolerance 0 varferise. Sipas Berishes, interesi i qytetareve te Pukes dhe te gjithe Shqiperise ishte te votonin per mazhorancen aktuale.

Inaugurimi

Kryeministri Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve per ndertimin e rruges Cakran-Fier, me gjatesi 14.7 kilometra dhe vlere rreth 300 milion leke. Sipas tij, modernizimi i infrastruktures se vendit do te jete perparesi e qeveris edhe ne mandatin e dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›