Ministri i Jashtem akuza Qazim Sejdinit per modelin e ndjekur
Lulezim Basha sulmon kryebashkiakun e Elbasanit: Je bere si Edi Rama
ELBASAN- Ministri i Jashtem Lulezim Basha ka sulmuar ashper dje kryetarin e Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, duke e cilesuar ate skllavopronar dhe tregtaret sklleverit e tij. Akuzat jane leshuar gjate nje takimi elektoral te zhvilluar ne tregun industrial te Elbasanit. Gjithcka ka marre spunto nga ankesa e disa tregtareve te cilet i treguan Bashes xhiron ditore duke nxjerre disa dyqind lekeshe nga sirtaret. Tregtaret u ankuan se jane duke falimentuar dhe se nuk po nxjerrin dot buken e gojes pasi tregu ndodhet larg qytetit dhe se i paguajne cdo muaj 160 mije leke qera "lales". Duke marre fjalen me kete rast ministri Basha deklaroi se PD do te ndryshoje menjehere kete gjendje. "Jam i skandalizuar nga ajo qe pashe dhe degjova ne tregun industrial te Elbasanit. Tregtaret punojne gjate gjithe dites si skllever dhe nuk nxjerrin te ardhura as per buken e gojes", deklaroi Basha. Sipas tij, vec kesaj ata paguajne qera te larte e cila i fundos me shume. Ai tha se levizja e tregut nga Namazjaja ne periferi ka rrenuar biznesin e vogel i cili po falimenton. Zyrtari larte demokrat e cilesoi kete levizja te bere si jashtezakonisht negative edhe per banoret e Elbasanit pasi eshte larg qendres dhe shtepive te tyre. Me tej, Basha ka theksuar se gjendja eshte krijuar nga kryetari i Bashkise dhe nje grup njerezish te cilet pasurohen duke vjelur taksat. "Ka nje grup njerezish ketu qe perfitojne. Mes tyre edhe kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini, i cili po krijon nje model qeverisje si kryetari i Bashkise, Edi Rama. Sipas ketij modeli nje grusht njerezish pasurohen duke shfrytezuar dhe rrenuar te tjeret. Kjo eshte nje situate e papranueshme", shprehu shqetesimin kandidati demokrat per qarkun Elbasan. Basha u ka premtuar tregtareve se shume shpejt do te inicioje mbledhjen e keshillit bashkiak per zgjidhjen e ketij problemi. F.Salliu