Saranda cel zyrtarisht sezonin veror
SARANDE- Festa e Detit, ka shënuar celjen zyrtare të sezonit të ri “Verë 2012” në Sarandë. Ndezja simbolike e dritave të farit dekorativ të qytetit, hedhja e notarëve në det nga trampolina e prerja e super tortës nga qytetari i parë Stefan Cipa, kanë qenë tre sinjalet e zyrtarizimit të një sezoni të mbarë.
Panairi i bizneseve ka qenë pjesë e aktiviteteve për nisjen e sezonit turistik. Tradita, e reja, pikantja, kanë qenë tre dukuri që i ndeshje, pothuajse në cdo pavion ku promovoheshin produktet.
Në këtë ditë është mundësuar gjithashtu hapja e një galerie të artit pamor, ku u ekspozuan mbi 70 punime në akuarel, vaj, gur dhe granit, të gjitha këto nga katër artistë vendas Godroli, Ceko, Papa dhe Shtuka. Ndërkaq Saranda do të ketë në këtë sezon këndin e lojërave dhe shatërvanin.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)