Berisha s'përfill FMN-në
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:21
Nuk do të ketë rritje të taksave në vend dhe qeveria do të vijoje me politikën e rritjes së pagave dhe të pensioneve. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit parlamentar demokrat, ku i ktheu publikisht edhe një përgjigje Fondit Monetar Ndërkombëtar për kërkesat e fundit për rritjen e taksave.
"Unë kam mirëkuptim për kërkesën e FMN-së, për disa kërkesa, por nuk mund të themi që do të rrisim taksat. Ne s`do t`i rrisim taksat”, tha Berisha.