E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plan B për Greqinë

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:36

Zyrtarët e Bashkimit Evropian po bëjnë gati planin rezervë për Greqinë, në rast se parlamenti i këtij vendi refuzon masat e ashpra të kursimit, si kusht që të përfitojë këstin e ri nga ndihmat e lejuara, konfirmojnë burimet nga zona e euros.

Sipas burimeve të cituara nga agjencitë, negociatat do të zgjasin disa javë dhe kanë për synim që Greqisë t’i sigurojnë likuiditet të domosdoshëm, ashtu që ajo t’i shmanget bankrotimit në rast se nuk i paguhen 12 miliardë euro, nga 110 miliardë euro sa ishte pakoja e ndihmave nga BE-ja dhe FMN-ja.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›