E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj qëndron në Mal të Zi

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:44

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku ndër të tjera, do të nënshkruajë tri marrëveshje ndërshtetërore bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Roçen.

Dy ministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen për ripranimin (kthimin dhe pranimin) e personave që janë pa leje qëndrimi, marrëveshjen për regjistrimin e mëvonshëm të personave të zhvendosur nga Kosova me qëndrim në Mal të Zi, në regjistrat themeltarë dhe në regjistrin e shtetasve të Republikës së Kosovës si dhe marrëveshjen për ripranimin e personave, hyrja dhe qëndrimi i të cilëve është joligjor.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në takimin e radhës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter (A5).

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›