E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt i deshtuar svihet ne pune magazina e patates

Kanë kaluar rreth katër vjet nga përfundimi i ndërtimit të magazinës të planifikuar për ruajtjen, pastrimin, seleksionimin dhe paketimin e patates që prodhohet me shumicë në rajonin e Kuksit dhe ajo ende nuk është vënë në funksionim.Kjo magazinë është pjesë e një projekti të vitit 2006 të GTZ,bashkisë dhe ministria e bujqësisë që parashikonte edhe ndërtimin e tregut të fruta-perimeve.

Shkak për këtë mos vënie në punë të magazinës nuk është infrastruktura por mungesa e menaxhimit dhe moskoordinimi ndërmjet institucioneve të cilat nuk pranojnë të prononcohen për këtë problem.Kjo situatë e tillë,ka bërë që godina të amortizohet dhe të dalë jashtë përdorimit po ashtu edhe mjaft materiale dhe aparatura që janë në këtë magazinë.

Sipas prodhuesve dhe tregtuesve të patates,mos funksionimi i magazinës sjell një dëm të madh ekonomik pasi po të sistemoheshin aty prodhimet e tyre nuk do të kalbeshin,siç ndodh rëndom çdo vit duke bërë që një pjesë e madhe e vendit të furnizohet nga vendet fqinje.Kjo magazinë e ndërtuar në përputhje me kërkesat e tregut të Bashkimit Evropian, ka një kapacitet prej 5 mijë tonësh dhe është llogaritur të furnizojë disa qytete të Shqipërisë dhe një pjesë të Kosovës.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›