Bashkia e Lezhes Gjoke Jaku Nuk jam pjese e gares
Nuk kam shprehur asnjëherë ambicjen për tu bërë pjesë e garës elektorale,kështu është shprehur deputeti i PS të Qarkut të Lezhës Gjok Jaku pas lakimit të emrit të tij për ditë me rradhë si një nga kandidaturat e mundëshëm të PS për kreun e bashkisë së qytetetit .
"Në asnjë rast nuk kam shprehur ambiciet e mia për të qenë në garë për zgjedhjet lokale, sikurse gjithashtu nuk kam kërkuar asnjëherë që ta ndërpres këtë mandat të nderuar. Porse do të jem natyrisht suport i fuqishëm, bashkë me kolegët e mi, apo strukturat socialiste në Lezhë për këdo që do të marr përsipër konkurrimin për bashkinë Lezhë", tha Gjokë Jaku, deputet i PS, Qarku Lezhë.
Deputeti Jaku bëri të ditur se propozuar dy kandidatura të mundshme dhe këto emra i janë dërguar kryesisë së PSSH-së. Jaku ka nënvizuar faktin se asnjë kandidaturë e PS nuk është zyrtarizuar. Cdo njësi ka propozuar kandidatët e saj por vendimi do të merret nga kryesia e PSSH-së.
Lindita Kokaj