E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sulm prokurores se Pergjithshme Ina Rama ka raportuar te Edi Rama

/ /

Kryeministri Sali Berisha sulmon ashper Prokurorine e Pergji-thshme dhe Sherbimin Informativ Shteteror per menyren se si u veprua me demonstraten e opozites dhe veprimet e mepasshme qe lidhen me urdherndalimet e krereve te Gardes se Republikes.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise por edhe ne Parlament ne nje seance ku u miratua ngritja e komisionit hetimor kreu i ekzekutivit zbuloi nje bisede mes kryeprokurores Ina Rama dhe kreut te Policise se Shtetit Hysni Burgaj kur ky i fundit i kishte kerkuar akuzes te rregullonte disa gabime te cilat ai i kish quajtur lapsuse ne kerkesen per ndalimin e gardisteve. Me pas sipas Berishes doli menjehere ne konference per shtyp kreu i PS-se Edi Rama i cili tha se urdher-arrestet jane me lapsuse. Dje pasdite zonja Ina Rama merr ne telefon drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit i cili me kishte informuar se ne ate urdher-arrest qe kishte leshuar per te gjithe zinxhirin komandues te Gardes kishte lapsuse te papranueshme per te cilat zoti Burgaj i thote Zonje ju i keni prure me lapsuse prandaj rregulloni lapsuset dhe pastaj sillini dhe i mbyll telefonin. Pas 30 minutash Edvin Kristaq Rama del ne media dhe denoncon drejtorin e Pergjithshem te policise se i thote prokurores se urdher-arrestet jane me lapsuse. Cila ishte arsyeja qe prokuroja i raportonte Rames kjo do te sqarohet tha kryeministri. Ne te njejten kohe kreu i ekzekutivit u ndal edhe te roli i Sherbimit Informativ Shteteror i cili sipas tij nuk ka dhene asnje informacion per pergatitjet e demonstruesve perpara 21 janarit. Qe po pergatitej dhuna kete e ka ditur cdo shqiptar. Qe te gjithe ju une kemi marre te dhena dhe informata te gjithanshme se po ndaheshin para se po paguheshin se po shkohej dere me dere por kete te dhene nje institucion ne Shqiperi nuk e kish marre dhe ky eshte SHIK-u per te cilin taksapaguesit shqiptare paguajne jo me pak se 1 mije vete. Ne daten 20 me shkrese zyrtare Sherbimi Informativ Kombetar i dergon zero te dhena Policise se Shtetit. fare e shurdhoi cfare e verboi cfare i mbylli syte dhe veshet ketij Sherbimi kjo eshte pune e tij por eshte edhe pune e shtetit vijoi me tej kryeministri. Ne komunikimin me anetaret e qeverise dhe me pas ne Parlament kryeministri tregoi se sipas informacioneve te gjithe demonstruesit kishin marre 1-2 mije leke te reja per udhetimin ne drejtim te Tiranes dhe nga 20 deri ne 30 mije leke per te qelluar mbi forcat e rendit dhe institucionet. Sipas tij ne krye te ketyre organizimeve ishin Ruci dhe Gjinushi. Ne te njejten kohe Berisha deklaroi se sipas ketij skenari ishte pergatitur marrja e Kryeministrise Parlamentit Radio Televizionit dhe 2 ministrive. Ne kete kontekst ai paralajmeroi kreun e opozites se nese do ta perserise serish kete demonstrate ne ato permasa qe ajo mori do te marre nje ndeshkim ekzemplar sic e quajti Berisha. do tentative e tij per dhune ndaj institucioneve do te marre ndeshkimin ekzemplar dhe askush tjeter pervec atij. Ky nuk eshte nje kercenim. Une nuk kercenoj njeri por une nuk jam kurre ai qe hedh gurin dhe fsheh doren. Kjo eshte jashte cdo lloj morali tim. Tentove me te rrethosh kryeministrine do te gjesh vetem ate qe meriton banditi qe te rrethon. Nuk do te merrem ne menyre absolute me asnje njeri tjeter. Paraprakisht ju them se cilido tjeter eshte i amnistuar pervec atij.

Akuza per Ina Ramen

Aferen e fundit ne te cilen zoti Rama u akuzua me kontrate se kishte marre 20 per lejen e ndertimin dhe planin e rregullimit  nepermjet lepurit te tij po e ndiqja me vemendje i bindur dhe i sigurt se mikesha e Avllajve do ta mbyllte. Prokurorja ka weekend brenda dhe jashte shtetit nga Avllaj tjeter dhe me lepurin ndonjehere. Dhe e verteta eshte qe ia kam thene prokurores kete. E mbylli per Avllajn apo e mbylli per Ramen kjo nuk dihet por nuk e thirri njehere per ti bere nje pyetje kryetarit te bashkise.

Videoja e skandalit

Pjesa e dyte e videos e manipuluar me fort se e para paraqiste manipulime te tjera. Ne pjesen e pare u manipulua kryeministri ne pjesen e dyte duhej bashkeshortja e kryeministrit. Aty ku ishte Llambi qe thoshte qarte Llambi ne rreshta shkruhej Lili se mund ta hane shqiptaret. Pra nderrohej gjinia qe te shikohej te kompletohej e plote akuza ndaj familjes se kryeministrit. Njerezit do kishin te drejte sepse nje kryeminister me bashkeshorten e tij kishin shkelur rregullat etike. Ishte i lehte konstatimi qe kishte disa montime.

Ina Ramapjese e gushtit te shtetit

Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda akuzoi dje kryeprokuroren Ina Rama se eshte pjese e grushtit te shtetit te 21 janarit. Ne nje konference per shtyp ajo tha se Ne nje akt te paprecedent dje u krye perpjekja e fundit e nje grushti shteti te strukturuar mire. Dje dasmorja e Edi Rames Ina Rama hoqi cdo maske dhe deshmoi se eshte fund e krye pjese dhe aktore e grushtit te shtetit. Sipas saj Urdhri i arrestit i 6 komandanteve te Gardes eshte leshuar dje nga Ina Rama pa asnje hetim ne perpjekje per te derguar pas hekurave mbrojtesit e institucioneve heronjte qe mbrojten Keshillin e Ministrave dhe kryeministrin e vendit. Ky urdher eshte leshuar me qellimin e vetem per te lene pa koke e pa mbrojtje Garden e Republikes dhe mbrojtesit e institucioneve te vendit. Qellimi i ketij akti Kriminal eshte te beje me te lehte sulmin e dhunen ndaj institucioneve te tjera te vendit ne menyre qe tu hap rruge falangave kriminale te Edvin Rames.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›