E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sulmon Ina Ramen

Rikthimi i akuzave dhe sulmeve ndaj kryeprokurores, duket se është dhurata për këtë fundvit e kryeministrit Sali Berisha ndaj Ina Rames. Edhe pse e konsideroi se një Silvia Konti për Shqipërinë tre vite me pare, ne mbledhjen e fundit te qeverise, Berisha e cilësoi kryeprokuroren si avokaten kryesore te opozitës dhe tha se puna e saj nuk është e pavarur. Duke ju referuar 400 dosjeve qe ndodhen ne prokurori dhe kane si emërues te përbashkët korrupsionin e zyrtareve, shefi i qeverise beri thirrje qe te hetohet çdo rast abuzimi nga pushtetarët. Sipas kryeministrit, ne kushtet kur opozita nuk po jep konsensusin për miratimin e ligjit për heqjen e imuniteteve, qeveria e ka gjetur një zgjidhje te njëanshme. Rikthimi i akuzave ndaj kryeprokurores vjen pikërisht ne kohen kur institucioni i hetimit ka nisur te shqyrtoje dosjen për abuzime te ish-ministrit te ekonomisë Genc Ruli, dosje te cilën opozita e dorëzoi ne prokurori pak dite me pare. Por ne fjalën e tij kryeministri është ndalur edhe reformën ne drejtësi, duke hedhur dyshime mbi procesin e emërimit te gjyqtareve. Ai kërkoi plotësim te ligjin aktual. Ndërkohë, Berisha premtoi se 2011 do te jete viti kur koalicioni për integrim do te shënojë një fitore te thelle, duke konfirmuar ne këtë mënyrë edhe bashkëpunimin me lëvizjen socialiste për integrim edhe ne zgjedhjet vendore.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›