Countryman: Shqipëria te zgjidhe krizën!

Ndërsa ne Shqipëri partitë politike e mbyllen me dështim vitin për sa i takon gjetjes se një zgjidhjeje te krizës se stërzgjatur politike, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, i ka bere thirrje udhëheqjes se vendit te mos humbë me shume kohe ne këtë drejtim. Duke folur për BBC-ne, zyrtari i larte amerikan,e ka quajtur te domosdoshme,qe palët te ndërmarrin përgjegjësitë për ti dhënë rrugës krizës, pa ndërhyrjen e ndërkombëtareve. "Nga ngërçi aktual politik ndërmjet dy partive kryesore ne Shqipëri nuk përfitojnë qytetaret e këtij vendi. Si vend anëtar i NATO-s me aspirata te behet anëtare e BE-se, Shqipëria duhet te zhvilloje aftësitë për kompromis ndërmjet partive kryesore dhe aftësitë për te zhvilluar zgjedhje te drejta dhe transparente, duke patur parasysh procesin elektoral për vendoret ne muajin maj 2011. Bashkësia ndërkombëtare nuk po tërhiqet, por Shqipëria nuk është një protektorat. Është anëtare e NATO-s,dhe thotë se është e gatshme për anëtarësim ne BE. Nëse është kështu, nuk mund te pritet ndërhyrje nga jashtë për te zgjidhur problemet, te cilat udhëheqësit politike nuk kane patur vullnet t'i zgjidhin. Ata duhet te tregojnë se janë te afte për te marre pjese me përgjegjësi ne jetën politike ne vend. Fatkeqësisht, nuk e kemi pare këtë ne muajt e fundit," deklaron Countryman. Ndërsa duke folur për raportin e Dick Marty-t, qe implikon Shqipërinë e Kosovën ne një trafik te supozuar organesh, zëvendës ndihmës sekretari amerikan tha, se ShBA-te do te mbështesin qeverinë e Kosovës, derisa akuzat e ngritura te provohen. "Fillimisht dua te theksoj se ne e marrim raportin e zotit Marty seriozisht. Ne mirëpresim deklaratat e qeverise ne Kosovë dhe ne Shqipëri, se ato janë plotësisht te gatshme qe te bashkëpunojnë ne çfarëdo mënyre, për te hetuar çfarëdo dëshmie te re qe mund te përmbajë raporti. Sigurisht qe ky dokument e dëmton reputacionin e Kosovës dhe për këtë arsye ne ndajmë te njëjtin mendim me qeverinë e Kosovës qe kjo çështje duhet te sqarohet. Por, derisa te mos provohen akuzat e ngritura ne raportin e te dërguarit te Këshillit te Evropës, Dick Marty, administrata amerikane do te mbështesë çdo qeveri ne Kosovë, qe zgjidhet nga qytetaret e këtij vendi," tha me tej Countryman.
Shpërndaje