Lirohen ish-ushtaret e UÇK-së
Pese te liruarit me kusht nga gjykata serbe për krime lufte janë pritur me muzike, feste e flamuj kuq e zi nga shqiptaret e Preshevës ne orët e para te mëngjesit te se enjtes. Me shume se 2 mije qytetare u mblodhën nga zona e ish tregut te vjetër e deri ne qendër për te festuar lirimin e ish-luftëtarëve te UÇK-se. Burim Fazliu, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Ferat Hajdari dhe Kamber Sahiti janë liruar, pasi gjykata për krime lufte ne Serbi hodhi poshtë akuzat e prokurorisë për krime te bëra gjate luftës se Kosovës. Ndërkohë, katër ish-ushtaret e tjerë Selmon Sadikun, Agush Memishi dhe Faton e Samet Hajdari, do te mbeten ne paraburgim deri me 21 janar, kur kjo gjykate do te marre edhe vendimin e radhës.
Shpërndaje