Berisha sulmon Rexhep Qosjen dhe mediat opozitare në një takim me gra e vajza biznesmene
Disa gra e vajza biznesmene, por edhe punonjëse, u mblodhën në fundjavë në Durrës, për të dëgjuar nga kryeministri i tyre se çfarë ka bërë për ta në këto tetë vite, por edhe çfarë do të premtojë.
Në vend të kësaj, gratë përfunduan duke dëgjuar kryeministrin Sali Berisha duke sulmuar Rexhep Qosjen. Jo vetëm kaq, por ai sulmoi edhe mediat opozitare, duke i quajtur media të Bllokut.
Nuk i mohoj Qoses unë Danjollën e Sherkës, Vdekja më vjen prej syve të tillë, është një kryevepër, është vetë personazh. Ndërsa në mendimet e tjera ai i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se, Enveri bëri shtet. Kur e pyetën ata që ishin të pranishëm në darkë se të futi në burg, Ngjela përgjigjet se:- më futi, por më futi me ligj. Këta janë grupuar bijë të etërve të bllokut, janë strukturuar në një betejë të orëshme kundër realitetit të sotëm shqiptar, tha Berisha.
Shikoni mediat. Çfarë janë me origjinë nga blloku, shpërndajnë urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje që ndodh në Shqipëri. Të marrim pak vetëm këto vite. Ky vend u anëtarësuar në NATO, shqiptarët realizuan lëvizjen e lirë. Asnjë nga këto nuk të jepej për mëshirë, asnjë nga këto nuk të jepeshin për të të bërë nder. Të gjitha këto janë realizuar mbi bazë të reformave serioze të tyre./ep