TERRI për listat/ Berisha nuk do kandidojë në Tiranë, por në qarkun e Durrësit?
Pak ditë na ndajnë nga afati zyrtar kur duhet të bëhen publike listat e kandidatëve për deputetë, por një terr informativ mbizotëron në skenën politike shqiptare.
Dy partitë më të mëdha duket se do presin momentin e fundit për të bërë të ditura listat, që duket se janë domain i kryetarëve.
Por ndërkohë mediat kanë nisur spekulimet me emrat në listat.
I fundit ndër këto spekulime është ai i GSH, se Sali Berisha mund të jetë në listën e deputetëve për qarkun e Durrësit. Në fakt thuhet se është baza që e kërkon një gjë të tillë.
Deri më tani ishte përfolur se Rama e Berisha do të udhëheqin listat në qarkun e Tiranës.
Nëse Berisha vendos që të udhëheqë listën e Durrësit, kjo do shihet si një tërheqje e tij nga Kavaja, ku ka kandiduar tradicionalisht, por ku themelet e të djathtës janë lëkundur sidomos pas zgjedhjeve lokale./ep