Berisha takim me Drejtorin Britanik të Agjencisë Kundër Krimit të Organizuar Bill Huxhs
Kryeministri Sali Berisha priti në një takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Mbretërisë së Bashkuar,Bill Huxhs. Gjatë bashkëbisedimit Berisha tha se nuk ka asgjë më ndërkomëtare se krimi i organizuar dhe se përgjigjia e vendeve tona do të jetë po aq e organizuar. Ndersa Huxhs tregoi gatishmërinë e institucioneve britanike të zbatimit të ligjit për një bashkëpunim më të ngushtë me Shqipërinë në luftën e saj kundër krimit të organizuar.
Më tej takimet e Huxhs vijuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Prençi. Në fjalën e tij kreu i Policisë së Shtetit falenderoi homologun mbi bashkëpunimin e deritanishëm në projektet ndërmjet dy vendeve. Ndërkohë, Huxhes pasi vlerësoi punën e bërë nga Policia e Shtetit, garantoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për asistencë të vazhdueshme si dhe rikonfirmoi bashkepunimin e vazhduesheem mes dy paleve në luftën kundër krimit të organizuar si dhe trafiqeve të qenieve njerëzore.