Përplaset makina me motorrin vdes 64-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur në aksin nacional Fushë Krujë - Vorë. Ismet Visha 64 vjeç ka humbur jetën gjatë kohës që ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë, pasi është përplasur nga një automjet tip BMW. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe 64-vjeçari ka humbur jetën në vend. Sipas policisë shkak ka qenë një manovër e gabuar nga ana e drejtuesit të motoçikletës.