E Diel, 1 Nëntor 2026

H1N1, testohen dhjetra të dyshuar. Gati mijëra doza tamiflu në spitale

Institucionet shëndetësore në të gjithë vendin kanë rritur vigjilencën për kapjen sa më shpejt të rastit të parë të prekur nga virusi A H1N1. Specialistët e ISHP-së kanë mundur të marrin deri me tani 70 mostra, për të cilat kanë dyshuar se janë të prekur nga virusi që po qarkullon në të gjithë botën. Sipas tyre duhet të merren mesatarisht 10 kampione në javë, ndërsa shtojnë se një punë të tillë duhet ta bëjnë edhe mjekët e familjes.
Krahas rritjes së vigjilencës, është siguruar edhe një sasi e konsiderueshme e tamiflusë, e cila është shpërndarë në të gjitha spitale për çdo rast të konstatuar se është prekur nga virusi A H1N1.
Ky është medikamenti tamiflu që përdoret në rast se prekemi nga virusi A H1n1, shëndetësisa shqiptare ka siguruar deri tani doza për trajtimin e 4500 personave, një sasi gjendet këtu në ISHP, në QSUT si dhe është shpërndarë në spitalet e rretheve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›