E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti çmendet, Teperatura ekstreme dhe përmbytje

Pas një moti të freskët është koha për të treguar kujdes. Meterologët italianë paralajmërojnë se gjithë rajoni do të preket shpejt nga një valë super e nxehtë afrikane me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë. Ky mot ekstrem shënohet kështu me nisjen e fenomenit misterioz El Ninjo që do të sjellë me vete, thatësira, përmbytje dhe mot ekstrem në mbarë botën që nga ana tjetër do të ketë efekte sociale të paimagjinueshme. El Ninjo që përkthehet si fëmija nga gjuha spanjolle, është pjesë e një cikli meterologjik që ndodh çdo 3 deri në 7 vjet dhe ndikon gjithë botën. Shkaktohet nga ndryshimet në temperaturat oqeanike të paqësorit. Temperaturat në sipërfaqe janë rritur me 1 gradë ndërsa në thellësi me 4. Efektet e para të këtij fenomeni do i ndjejë rajoni. Vala e të nxehtit që vjen nga Libia do të shoqërohet me temperatura deri në 40 gradë, që do të zgjasin disa javë. Moti do të çmendet, parashikojnë ekspertët e klimës. Amerika do të përballet me uraganë, Australia dhe Afrika me thatësira, dhe Kina me përmbytje. Në fakt, shoqata e njohur Oksfam ka paralajmëruar se 2009 mund të jetë viti më i nxehtë në të gjithë historinë botërore dhe nëse varfëria dhe ndryshimet klimaterike ishin shqetësuese deri tani, fenomeni El ninjo do t’ia vështirësojë punën më shumë njerëzimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›