E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me kreun e FMN Westin

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar për Shqipërinë, Ann-Margret Westin me rastin e largimit të saj, pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri. Pasi mbylli me shumë sukses bashkëpunimin shumëvjeçar me Fondin Monetar Ndërkombëtar vendi ynë, kalon në një fazë tjetër bashkëpunimi me ketë institucion duke u bazuar në Artikullin 4,- thuhet ne njoftimin zyrtar te qeverise. Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Westin për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e dhënë nga FMN në zbatimin e reformave të gjithanshme dhe të suksesshme të ndërmarra nga kjo qeveri. Kryeministri siguroi se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, qeveria shqiptare mbetet serisht e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion për të çuar përpara reformat. Sipas zonjes Westin, suksesi i këtij bashkëpunimi, është shprehur tashmë edhe në rezultatet e arritura nga qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berisha në reformat fiskale, në stabilitetin financiar e makro-ekonomik të vendit dhe suksesin e performancës ekonomike të Shqipërisë në këtë kohë krize.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›