Servet Pëllumbi: Edi Rama të dorëhiqet
Ish-kreu i Parlamentit, Servet Pëllumbi për herë të parë analizon zgjedhjet e 28 qershorit në Shipëri. Në një intervistë dhënë për Televizionin "Ora News", Pëllumbi theksoi se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, me të drejtë rikandidimi. Pëllumbi theksoi se për humbjen e së majtës në zgjedhje, nuk është fajtor vetëm Rama, por edhe Gramoz Ruçi si kryetar i Asamblesë e pastaj vijnë të gjithë me rradhë. Ish kreu i Kuvendit tha se a majta nuk arriti të bashkohet në këto zgjedhje. Duke folur për dy kandidaturat që tashmë kanë shpallur ambiciet e tyre për të qenë kryetarë të serlisë rozë, Pëllumbi tha se sipas tij shprehja e kandidaturave është një hap i nxituar pasi në fillim duhet certifikimi përfundimtar dhe kërkesa për të bërë analizat pastaj kandidaturat. Lidhur me koalicionin Berisha – Meta, Pëllumbi tha se kjo qeverisje nuk do të jetë e besueshme. Ai theksoi se gjatë kësaj kohe ka hedhur gjithë analizën e situatës para dhe pas zgjedhore në një studim të tij prej 127 faqesh, të cilin ende nuk e ka bërë publik.