Ligji i Prokurorise, Sollaku: Nuk cenon pavaresine

Njohes i mire i funksionimit te prokurorise si drejtues i tij qe nga viti 2001 deri ne 2007-en, Theodhori Sollaku vlereson se drafti final i qeverise ka mjaft ndryshime nga varianti i paraqitur disa jave dhe se ai i ka reflektuar verejtjet e misioneve nderkombetare qe asistojne prokurorine dhe Ministrine e Drejtesise.
“Presioni ndaj Prokurorit te Pergjithshem per pezullimin e tij nga detyra eshte hequr. Dhe se ligji eshte i standarteve europiane dhe nuk mund te thuash se qeveria vendos nen thundren e saj prokurorine”, u shpreh Sollaku.
Ish-prokurori i pergjithshem i shkarkuar nga kuvendi i Shqiperise me votat e maxhorances se sotme, dy here, i mbrojtur heren e pare nga ish-presidenti Moisiu qe nuk dekretoi shkarkimin dhe i shkarkuar heren e dyte pas insistimit te maxhorances, nga presidentit Topi, jep dhe nje vleresim tjeter per nenin e shumediskutuar ate te raportimit ne kuvend nga Ministri i drejtesise per Prokurorine.
Zoti Sollaku jep nje vleresim dhe per nenin 36 te ligjit ne fuqi qe eshte hequr ne draftin aktual dhe qe komentohet si heqja e imunitetit te prokurorit dhe thote se ajo qe quhet imuniteti i prokurorit eshte mbrojtja e prokurorit nga prokurori dhe qe sipas tij eshte nonsens. Kjo dispozite sipas tij nuk i jep mbrojtje te vecante prokurorit nga qytetari i thjeshte dhe se kete moment e zgjidh kodi i procedures penale.
Dhe ne fund por jo per nga rendesia ish-prokurori i Pergjithshem qe pason nje sere prokuroresh ne vend qe nga 91 te shkarkuar per arsye pothuajse politike thote nenvizon se ne Shqiperi nuk e ka fajin ligjin, por vullneti i maxhorancave politike per ta deformuar ate gjate zbatimit ose me keq akoma per ta shkelur ate dhe frika e mozbatimit te ligjit nuk duhet te kthehet ne argument kunder ligjit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code