E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mos e miratoni ligjin e Prokurorise

Pas miratimit ne Komisionin e Ligjeve te projektligjit per prokurorine, kryetari LSI-se, Ilir Meta, i ka drejtuar nje apel kreut te Partise Socialiste Edi Rama duke i kerkuar te mos bjere pre e shantazheve te kryeministrit Berisha. (UPDATE)

"Ne rast se ndjehesh i shantazhuar nga Berisha, duhet te jesh i bindur se LSI nuk do ta bente kurre votimin e nje ligji, jo vetem per integritetin e larte qe ka, por edhe per kerkesen e bere qe kodi zgjedhor te kete konsensus", u shpreh Meta.

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim theksoi se pas ligjit te dosjeve, kjo inisiative e mazhorances synon venien nen presion te prokurorise per te mbyllur te gjitha dosjet korruptive qe po hetohen.

"Kjo do te thote qe Prokurori i Pergjithshem te jete nen terrorin e shumices parlamentare per t'u goditur dhe diskretituar. Te krijohen komisione parlamentare, sa here qe te kerkohet nga shumica dhe maxhoranca per te goditur pavaresine e Prokurorise", u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se, e cilesoi skandaloze permbajtjen e ketij projektligji qe sipas tij rikthen shqiperine shume hapa pas duke shkelur mbi te gjithe sistemin e drejtesise dhe pavaresine e tij.

Kryetari i LSI kerkoi reflektim nga ana e ish aleatit Edi Rama per te mos shembur sic tha ai nje nder kalate e fundit e nder me te rendesishmet te insitucioneve te pavarura.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›