Ligji per Prokurorine, miratohet drafti

Kjo eshte dhe arsyeja qe Partia Socialiste i dha voten pro ketij ligji, i cili ka pesuar disa ndryshime nga varianti i tij i pare i paraqitur ne muajin mars, qe shkonte deri tek pezullimi i Prokurorit te Pergjithshem dhe prokuroreve te tjere nese ata gjendeshin ne konflikt interesi.
Rrezimi i nenit per pezullimin e Prokurorit te Pergjithshem qe ne korrik dhe disa ndryshime te tjera ne garancite per prokuroret kane rezultuar ne marrjen e konsensusit perfundimtar te socialisteve, te cilet, megjithese do te votojne te henen ne sallen e parlamentit pro ligjit te prokurorise, kane kerkuar nje reforme me komplekse per organizn e akuzes, pasi ky hap eshte i pamjaftueshem ne garantimin e plote te pavaresise se prokuroreve.
Megjithate ligji ka tre pika, ku prokuroria nuk bie dakort, heqja e mbrojtjes nga procedimi penal te prokuroreve, i cilesuar si unitet per prokuroret, raportimi ne kuvend i ministrit te Drejtesise per punen e prokurorise dhe rekomandimi i ministrit te Drejetsise per te proceduar penalisht nje prokuror.
Pika e trete ishte e vetmja qe u u mor parasysh nga Komisioni i Ligjeve, i cili qartesoi kompetencen e ministrit dhe Prokurorit te Pergjithshem per nisjen e procedimit penal, duke i lene pavaresi kreut te organit te akuzes ne marrjen e vendimit. Nder heqja e imunitetit te prokuroreve mbeti ne ligj, si nje kerkese e perkrahur edhe nga ekspertet nderkombetare, pavaresisht kembenguljes se Prokurorise se Pergjithshme per ta mbajtur ne fuqi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code