E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takime me Withers dhe Borchardt

03/08/2010 Përfundimi i mandateve të diplomatëve të huaj në Tiranë

Mesazhe urimi dhe vlerësimi mes bashkëbiseduesve

Përfundimi i mandateve si diplomatë të akredituar në Tiranën zyrtare çoi dje në Kryeministri ambasadorët Withers dhe Borchardt. Në këtë mënyrë, kryeministri Sali Berisha priti në takime të veçanta ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë John L. Withers II dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Bernd Borchardt. Pasi i uroi mirëseardhjen dhe i uroi ambasadorit Withers gjithë të mirat në projektin e tij për të ardhmen, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Berisha vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve, mikut, aleatit dhe partnerit strategjik të shqiptarëve, të qeverisë amerikane, por dhe ambasadës së SHBA-ve në Tiranë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një moment historik, si ngjarjen më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të sigurisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. Ambasadori Withers, pasi e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen, theksoi se largohet i lumtur që Shqipëria ecën e sigurt drejt së ardhmes më të mirë. Ambasadori vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë dhe politikave të saj konstruktive, të moderuara dhe miqësore në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon. Po kështu kryeministri Berisha në takimin me ambasadorin gjerman falënderoi këtë të fundit për ndihmën dhe mbëstetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve.

Konstatimi

“Procesi i liberalizimit të vizave ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar. Mbështetja që qeveria gjermane i kadhën Shqipërisë ka pasur për qëllim të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave, duke luftuar krimin e organizuar. Javën e kaluar kemi pasur sinjale pozitive se Shqipëria po përmbush hapat për të përfituar liberalizmin e vizave. Qeveria ime do të marrë në konsideratë hapat e bërë nga Shqipëria”, konstatoi ambasadori gjerman në Tiranë, Bernard Boschard, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave mes vendit tonë dhe BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›