Berisha takohet me drejtorin e ri të USAID në Tiranë, Joseph C. Williams

Tiranë, 1 shkurt NOA Kryeministri, Sali
Berisha priti sot në një takim drejtorin e ri të USAID në Tiranë, Joseph C.
Williams, me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë, i shoqëruar nga Deborah
Jones, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Kryeministri shprehu mirënjohjen dhe falënderimet
e tij për kontributin e madh të USAID në Shqipëri dhe mbështetjen e dhënë në
disa sektorë thelbësorë për Shqipërinë dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do
të vazhdojë dhe konsolidohet më tej edhe me Z. Williams.
USAID ka mbështetur fuqimisht reformat tona
në ngritjen e një sistemi të Qeverisjes elektronike si Taksave elektronike,
prokurimeve, regjistrimit të bizneseve, një reformë kjo shumë efikase në
rritjen e transparencës dhe luftën ndaj Korrupsionit theksoi kryeministri
Berisha.
Z.Williams nga ana e tij theksoi se Shqipëria
ka arritur rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike, si dhe në shkallën me
të cilën ka penetruar sistemi i teknologjisë së Informacionit në administratën
publike, por edhe në Arsim.
Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm,
Kryeministri theksoi se në fokusin e qeverisë mbetet Lufta ndaj Korrupsionit në
funksion të së cilës është ndërmarrë edhe Reforma e Moshës Digitale dhe për
këtë kërkoi mbështetjen e USAID si edhe në rritjen e partneritetit Publik
Privat.
Gjithashtu Kryeministri theksoi se prioritet
madhor mbetet reforma në Shëndetësi, e cila do ta zbatohet me vendosmëri
pavarësisht kostos që do të ketë kjo reformë.
k.k/NOA