E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Devoll, policia rrethon autorin, Besim Karaj zgjat duart drejt prangave

Fushë-Krujë, 1 shkurt NOA/UPDATE-Foto Autori
i dyshuar i masakrës në Devoll ka përfunduar në duart e policisë.

Pas rreth katër ditë kërkimesh intensive
policia e Korçës ë mbështetur dhe nga forcat speciale të RENEA-s më në fund kanë
arrestuar Besim Karajn, i cili dyshohet se vrau me automatik tre vëllezërit ditën
e premte në fshatin Vidohovë të Devollit.

Fillimisht u dyshua se Karaj kishte kaluar
kufirin duke shkelur në tokën greke gjë e cila bëri të angazhohej edhe policia
e shtetit fqinj për arrestimin e tij por në fakt ka rezultuar e kundërta, pasi
i kërkuari kishte shkuar deri në Fushë-Krujë për tu shpëtuar prangave të
policisë.

Mësohet se ai është rrethuar mesditën e sotme
nga forca të shumta të policisë të cilët duket se kanë kërkuar në çdo cep të
vendit për gjetjen e tij madje vendosi edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh për
personin që do tregonte vendndodhjen e të kërkuarit.

Pasi është gjendur mes forcave të shumta të
policisë, Besim Karaj ka vendosur të vetëdorëzohet duke iu afruar duart
prangave.

Besim Karaj akuzohet se qëlloi me breshëri
automatiku tre vëllezërit, Xhulian, Taulant dhe Etlevan Mulliri të premten e
javës së kaluar.

Dy prej vëllezërve mbetën të vdekur në vend ndërsa
më i vogli prej tyre ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

Sipas policisë motivi i këtij krimi ishte
lidhja intime e njërit prej vëllezërve me bashkëshorten e autorit.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›