E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës gjobit gjatë fundjavës 2301 shoferë, shkelën rregullat e qarkullimit

Tiranë, 1 shkurt NOA Policia e Tiranës ka
gjobitur gjatë fundjavës 2301 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor
ndërsa po vazhdon ende aksionin e saj ndaj shoferëve debitorë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po
vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në
shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo degë të
Postës Shqiptare.

Theksojmë se, shërbimet e Policisë së Tiranës
do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe
në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me
legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po
ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse,
kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve,
parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen
kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të
Tiranës thuhej në deklaratën e policisë së kryeqytetit lëshuar ditën e sotme.

Kështu gjatë fundjavës policia rrugore e Tiranës
ka gjobitur 2301 drejtues mjetesh ndërsa pezulloi 27 leje drejtimi.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›