E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, banorët rrezikohen të përmbyten nga shkarkimet e Ohrit

DIBER- Banorët e komunës Gjoricë të Dibrës rrezikohen të përmbyten nga prurjet e lumit Drini i Zi të cilat janë shtuar dhe nga hapja e portave të liqenit të Ohrit në Maqedoni.

Prurjet e lumit Drini i Zi kanë dëmtuar argjinaturën e lumit madje lumi ka devijuar nga rrjedha e tij normale duke iu afruar banesave. Banorët e Gjoricës thonë se kanë mëse dy netë që flenë jashtë e ruajnë nivelin e lumit pasi gjithnjë e më shumë rrezikon banesat.
“Uji na rrezikon nga casti në cast 20 shtëpi e më shumë “- thonë banorët duke shtuar se argjinatura ka ngelur e papërfunduar.

Banorët e Gjoricës thonë se shkak i situatës është hapja e portave të liqenit të Ohrit por dhe shtimi i prurjeve nga reshjet e shumta të këtyre ditëve.

Drejtoria hidrometeorologjike ka njoftuar se niveli i liqenit është 24 cm mbi kuotat e përcaktuara maksimale prej 693.75 metra lartësi mbidetare. Ky nivel nuk ka ndryshuar në tre ditët e fundit por gjatë ditëve në vazhdim parashikohen sërish mot me reshje dhe borë cka do të rëndonin më shumë situatën.

Media maqedonase informon se për shkarkimin e liqenit të Ohrit në lumin Drin janë hapur gjashtë porta që shkarkojnë mbi 70 metra kub ujë për sec dhe situata mund te perkeqesohet ne ditet ne vazhdim.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›